>
BIOSHQIP

Edhe Bebe Rexha Pjesë E Hitit “Hey Mama” Nga David Guetta

18-04-2015
Këngëtarja e re, por shumë e talentuar që po krijon famë në mbarë botën, Bebe Rexha, ka filluar që vërtet të shkaktojë tërmet. Këngëtarja e jashtzakonshme njihet edhe si tekstshkruese dhe krijuese e melodisë dhe pikërisht ajo vet ka zbuluar se ishte pjesë e këngës hit “Hey Mama” nga David Guetta dhe Nicki Minaj. Në refren ajo ka pranuar se është zëri i saj, teksa vet Bebe ka kumtuar rezultatin e madh se kënga është në vendin e nëntë radhitjen e iTunes. Nuk është ky suksesi i parë i artistëve shqiptarë në botë, pasi tashmë edhe Rita Ora konsiderohet prej emrave të mëdhenj të muzikës moderne.
(Telegrafi)

Edhe Bebe Rexha Pjesë E Hitit “Hey Mama” Nga David Guetta