>
LETERSISHQIP

Hakmarrja

Të hakmerresh do të thotë;
Të tentosh të shërosh një plagë,
Duke e thelluar më tepër.
Duke hedhur mbi të, ilaçin e gabuar.
Hakmarrja është njësoj,
Sikurse një të plagosuri,
Të ia mjekosh plagën me një ilaç,
I cili si efekt anësor e ka,
Shfaqjen e një plage të re.
Hakmarrja është njësoj,
Sikur të tentosh të shuash një zjarr,
Duke i hedhur benzinë.
Të hakmerresh do të thotë:
Të hedhësh kripë në plagë,
Dhe të shpresosh se do të shërohet plaga.
Të hakmerresh do të thotë:
Të tentosh ta shuash etjen,
Duke pirë ujë të nxehtë,
Ose duke pirë ujë nga deti.
Hakmarrja është e ëmbël vetëm për disa çaste,
Ëmbëlsia e saj shumë shpejt bëhet pelin.
Mos u hakmerr, por falë.
Burrecët hakmerren, burrat falin.
Bëhu burrë, e jo burrec.
Falja është virtyt i burrave të mëdhenj,
Hakmarrja është cilësi e burrecëve.

21. VII .2014