>
LETERSISHQIP

Kur’an E Sunet

Varrin tënd nuk e zbukuron mermeri,
As lulet plastike që të janë vendos,
Deritë mbi varrin tënd bëjnë veprat e tua,
Që gjatë jetës i ke palos.

Duat e familjarëve tu, dhe kurbani i therrur për ty,
Nuk do të bëjnë aspak dobi,
Nëse vet sa ke qenë gjallë,
Kurrë nuk ke shkel në xhami

Të shtatat dhe të dyzetat,
Ty aspak s’kanë me të ndihmu,
Nëse vet sa ke qenë gjallë,
Shahadetin se ke deklaru.

Kot sadaka për ty ka me u dhuru
Kot Kur’an për ty ka me u këndu,
Nëse ti sa ke qenë gjallë,
Asnjërën se ke vepru.

As Mevlud e as Jasin,
Varrin ty nuk ta ndriçon,
Se bidati është humbje,
E në shkatërrim të dërgon.

Veprat e kësaj jete,
Me bazë në Kur’an e në Sunet,
Janë rruga e sigurt,
Që n’varrë me pas bereqet.
10. I .2015