>
LETERSISHQIP

I Vetmi Shok

Me falni për lotët në sytë e mij,
Më falni që buzëqeshje nuk kam në fytyrë,
Më fani që trishtimi im po iu bezdis,
Më falni që jam i vrenjtur në pranin tuaj.
Unë nuk dua te jem i tillë,
Por kjo zemër nuk duron,
I vetmi shok që më ka mbetur,
Është heshtja që më shoqëron.
I vetëm, vështir të qëndroj në këmb,
Por të dorëzohem inat më vjen,
Të ngihem fuqi nuk kam,
Si i përhumbur në hapësirë jam.
Me kë të bisedoj nuk kam,
Me kë hallin ta qaj nuk kam,
Askush kohë nuk gjen për mua,
Të gjithë qenkan të zënë.
Me askë nuk hidhërohem,
Me askë inat nuk mbaj,
Edhe në stuhinë më të madhe,
I vetëm përballë saj do të qëndroj.
9. VI .2015