>
BIOSHQIP

Big Mama: “Do Të Vijë Me Super Projekte...”

16-08-2015
Big Mama, këngëtarja nga Maqedonia e njohur tashmë për show-un që realizon kado që shkon dhe energjinë pozitive që reflekton vazhdimisht. Është njëra ndër këngëtaret më atraktive të 2015-tës, kjo pasi deri më tani ka lansuar 2 videoklipe shumë të suksesshme dhe shumë shpejt pritet të realizoi edhe 2 të tjera.

Është bërë i ditur lajmi gjithashtu se në fillim të shtatorit ajo do të nisi një program të ri televiziv i cili bën edhe deputimin e televizionit RTY 21 Maqedonia. Në këtë intervistë ekskluzive dhënë për teksteshqip.com ajo na flet më shumë për projektet e rradhës, jetën private si dhe sukseset a karrierës...

TeksteShqip: Big Mama keni qenë mjaft aktive këtë vit, keni publikuar 2 projekte, njërin "Bone n'club" me Gason dhe tjetrin "Me temina" ft. Bes Kallaku? Na flisni pak për suksesin e këtyre dy projekteve?

Big Mama: Kanë qenë dy nga projektet e mia më të mira për këtë vit, të dyja këngët verore dhe klipet gjithashtu interesante për publikun, janë pritur mirë dhe jam shumë e kënaqur. Projekti me Gasson ishte i pari për të por doli shumë mirë.



TeksteShqip: Jeni duke punuar rreth një kënge të re e cila titullohet "Milion". Na zbulo më shumë detaje rreth kësaj kënge...?

Big Mama: Xhirimet e projektit ‘’Milion’’ do realizohen pak javë më vonë, ndërsa brenda pak dite do publikoj një tjetër bashkëpunim poashtu me Gasson, kënga titullohet ‘’Loca’’, është një këngë verore e plot ritëm ndërsa klipi është shumë hot.

TeksteShqip: Keni zgjedhur qytetin e Ohrit për ta realizuar videoklipin e ri me Gasson? Pse vendosët ta xhironit atje?

Big Mama: Po, klipin e ri me Gasson vendosëm të realizojmë në Ohër, është një qytet shumë i bukur andaj vendosëm të realizojmë atje duke qenë se më lehtë për mua ishte të mos udhëtoj shumë jashtë Maqedonisë për shkak të angazhimeve që kam këtu pasiqë sic dihet klipi kërkon shumë punë.



TeksteShqip: A keni qenë e angazhuar gjatë kësaj vere me koncerte dhe ahengje të ndryshme ose dasma?

Big Mama: Po gjatë gjithë sezonës kam qenë full, akoma nuk i kam mbaruar se vazhdojnë…

TeksteShqip: Në muajin shtator do të filloni edhe një program të ri televiziv. A mund të na zbuloni më shumë detaje për lexuesit e teksteshqip?

Big Mama: Po, publiku do më shoh përsëri si një show girl me një program të ri, me një format shumë interesant argëtues dhe social në RTV21 që hapet në Shkup, për më shumë detaje flasim më tutje.

TeksteShqip: Kemi dëgjuar gjithashtu që shumë shpejt do të vini në një duet me Zanfinën & Teuta Selimi? Sa ka të vërtetë këtu dhe kur do të finalizohet ky projekt?

Big Mama: Po do realizohet edhe ky projekt ndoshta pak më vonë kur koleget e mia bashkë me mua të jemi më të lira nga koncertet sepse e vështirë të mblidhen 3 persona në një vend dhe në të njejtën kohë.



TeksteShqip: Bigi, na fol pak për jetën tënde private. Është vera ke qenë diku me pushime me familje ose shoqëri, apo planifikon të shkosh më vonë diku?

Big Mama: Pushime nuk besoj se do bëj, të paktën akoma nuk kam planifikuar sepse kam shumë punë, në shtator fillon emision kështu që nuk e di, ndoshta gjatë dimrit shkoj në ndonjë vend ekzotik ose do i lë pushimet gjatë verës tjetër (qesh).

TeksteShqip: Çfarë mendimi keni për festivalet? Paraqitja juaj e fundit ishte në Kënga Magjike 2014 me këngën "Valentina"? A do të merrni këtë vit sërish pjesë në ndonjërin prej tyre?

Big Mama: Akoma nuk e kam definuar, nëse më del ndonjë material i mirë dhe të jetë për festival sigurisht që do marr pjesë.

TeksteShqip: A mendon se Maqedonisë i mungon një festival shqiptar?

Big Mama: I mungon edhe atë shumë por cfarë të bëjmë, ndoshta në të ardhmen do kemi edhe ne një këtu që do të vlerësojë talentët.



TeksteShqip: Albumet muzikore nuk preferohen shumë nga këngëtarët vitet e fundit për shkak të piratërisë në internet? A mendon njësoj Big Mama? Ju vetë do të realizoni album?

Big Mama: Deri më tani kam preferuar të nxjer vetëm këngë single dhe bashkëpunime. Kur të jem më e lirë do të mundohem të ulem dhe të përzgjedh disa materiale më të mirat të mia dhe t’i publikoj në një disk.

TeksteShqip: Big Mama, faleminderit shumë që gjete kohë për intervistë. Çfarë do ju thoje për fund lexuesve të kësaj interviste...?

Big Mama: Cfarë të them, jeni më të mirët, përkrahni gjithmonë artistët, thjeshtë ju falenderoj shumë, ju uroj shëndet dhe gjitha të mirat. Ju përqafon Big Mama.
(B.A/Teksteshqip.Com)

Big Mama: “Do Të Vijë Me Super Projekte...”