>
LETERSISHQIP

Shqipërisë

Le ta këndojmë sot Shqiperinë,
Një vend më t’bukur n’botë jo ska,
Frymë e re fërfërit lirinë,
Dhe atë flamurin kombëtar.

Era liri po vjen kudo,
Nëpër male e qytete,
Mu n’at qiell ku diell’ rrezo’
Nëpër valët në bregdete.

Nëpër fusha, kodra t’blerta,
Nëpër lisa e nëpër shkurre,
Nëpër pyje, shpella t’errëta,
Në lumenjtë e nëpër gurre.

Nëpër odat e pleqërisë,
Që duke luftuar morrën dhenë,
Nëpër dhomat e djalërisë,
Që atdheun ta mbrojnë bënë benë.

Pra, Gëzo Shqipëri lirinë,
Për shumë jetë e për shumë mot,
Sa të gjallë ti i ke fëmijnë,
Askush stë prek një pëllëmbë tokë.
Gusht 2018

Më shumë nga Bujar Dema