>
LETERSISHQIP

Një Natë Në Kopenhagë

Të gjithë bulevardet janë të zhurmshëm,
kur dielli lëshon rrezet e fundit, para perëndimit.

Unë jam këtu i vetëm teksa shoh çifte kudo,
që nën shikimet e kryqëzuara, bashkojnë buzët.

Ndërtesat arrijnë yjet, ndërsa qielli duket se ka rënë poshtë, në Kopenhagën e madhe dhe të lumtur.
Dëshpërimi im mbetet i fshehtë.
Gjatë natës në Kopenhagë, nis një shi i imët ndërsa unë e ndiej veten të huaj.

Kthehem me fytyrë nga ‘Hotel Alexandra’, në Kopengahën e madhe dhe të lumtur.
Shoh ëndrra të shumta, retë me shi, të qeshurat e ëmbla nga larg.
Ndërsa tek unë një ndjenjë të thellë, ashtu si më parë.