>
BIOSHQIP
Biografia
Emri i Calvin Harris jashtë skene është Adam Richard Wiles. Ai është një Dj, këngëtar, tekst-shkrues dhe producent. Në 2006-ën nënshkroi kontratë me “Sony BMG” dhe një vit më vonë publikon albumin e tij të parë, “I Created Disco”, i cili u çertifikua i artë dhe shiti më shumë se 100 mijë kopje vetëm në Britani, duke arritur kulmin në vendin e tetë të “UK Albums Chart”. Një nga këngët promovuese e këtij albumi ka qenë “Acceptable in the 80’s”, e cila qëndroi në vendin e 10-të të UK Singles Chart për 15 javë radhazi. Në gusht të vitit 2009 publikon albumin “Ready for the Weekend” dhe ngjitet në majën e “UK Albums Chart”. Më pas çertifikohet i artë. Këngët më të suksesshme ishin : “Flashback”, “You Used to Hold Me” dhe “I’m Not Alone”. Në qershor, për promovimin e albumit, bën turne në Angli, Irlandë, Francë, Holandë dhe SHBA. Në vitin 2011 bën turne së bashku me Rihanna-n në Evropë. Disa muaj më vonë bën hapjen e turneut të Katy Perry në Britani. Më pas publikoi dy këngë të tjera: “Bounce” dhe “Feel So Close”, të cilat u ngjitën në majat e klasifikimeve britanike, por sukses të madh patën dhe në Amerike duke pushtuar vendin më të lartë të Billboard Hot 100. Në vitin 2012 publikon 2 suksese ndërkombëtare: këngën “Let’s Go” me Ne-Yo dhe “Sweet Nothing” me Florence and the Machine. Në muajin tetor hodhi në treg albumin “18 Months”, duke përfshirë bashkëpunime me këngëtarë të njohur si : Rihanna, Nicky Romero, Ellie Goulding, Tinie Tempah, Florence Welch, Dizzee Rascal, Ayah Marar dhe Dillon Francis. Calvin Harris ka fituar gjithsej 15 çmime, ndër të cilët më të rëndësishmet janë : klipi më i mire i vitit në MTV për këngën “We Found Love” me Rihanna-n në vitin 2010 dhe kënga më e mirë pop-dance për “Sweet Nothing” në 2012-ën. Gjithashtu ka fituar një çmim Grammy për videoklipin më të mirë për këngën”We Found Love” në 2012-ën.

Më datë 6 Prill 2018, Calvin Harris & Dua Lipa publikojnë këngën "One Kiss".

Calvin Harris & Dua Lipa kanë njoftuar se do publikojnë së shpejti videoklipin "One Kiss".

Më datë 2 Maj 2018, Calvin Harris & Dua Lipa publikojnë videoklipin "One Kiss".

Më datë 27 Maj 2022, Calvin Harris, Dua Lipa & Young Thug publikojnë videoklipin "Potion".