>
BIOSHQIP

Çka I Ndodhi Capital T Në Pejë?

14-08-2015
Është pothuajse personazhi më i përfolur i showbizit shqiptar. Dhe kohët e fundit ka publikuar bashkëpunimin e tij më të fundit me Gent Fatal, “Qka donë ajo”. Fjala është për reperin Capital T, i cili në një intervistë për Indeksonline ka thënë që është shumë i kënaqur me suksesin e këngës më të re derisa është habitë që brenda dy ditëve fansat në qytetin e Pejës e kanë kënduar gjithë tekstin me reperin. E një gjë e tillë nuk i kishte ndodhë më herët Capital’it. “Jam shumë i kënaqur së si po pritet kënga për momentin. Vetëm pas dy ditëve që është publiku e kom performu në qytetin e Pejës edhe krejt veni e ka kënduar me mu, nuk më ka ndodh kështu ma herët” është shprehur i entuziazmuar Capital. Me siguri një numër i fansave të reperit kanë pyetur veten prej nga bashkëpunimi me Gent Fatal?!. Capital tha se Genti është një artist i talentuar, janë përshtat dhe si përfundim kanë sjellë bashkëpunimin. “Genti është artist i kompanisë që unë e drejtoj Authentic Entertainment dhe është artist shumë i talentuar i cili po lancohet në treg kemi mendu me sjellë diçka bashkë, jemi përshtat dhe si përfundim qe ku është “Qka don ajo”, është shprehur Capital . Pa dyshim që reperi ka një numër të madh të fansave e sidomos gjinisë femërore të cilët janë kureshtarë të dinë për jetën private të Capital T dhe se ku po kalon ai këtë verë... “S’ka ende diçka që ja vlen me cek hala nga jeta private ndërsa koncertet po ecin shumë mirë dhe ftesa ka nga të gjitha trojet shqiptare derisa së shpejti do të vij me projekte të reja ku disa prej tyre janë bashkëpunime”, ka përfunduar Capital T.
(Indeksonline)

Çka I Ndodhi Capital T Në Pejë?