>
BIOSHQIP

Edhe Capital T Ka Konkurrent

26-01-2016
Reperi i hitit "Pare Pare", Capital T ka publikuar së fundmi një foto në rrjetin e tij social ku shihet në një ambient të palestrës dhe në mbishkrimin e fotos na ka treguar se edhe ai paska një konkurentë.

E kush tjetër mund të jetë përveç vetes së tij, të paktën kështu ka thënë këngëtari: “konkurrenti jem i vetem osht njeri qe une e shohe n’pasqyre çdo dite.”

Ndërkohë reperi ende nuk ka publikuar ndonjë projekt të ri për 2016-tën, e ndërsa vitin e kaluar ai ishte shumë "in" në muzikë pasi jo vetëm që publikoi albumin por edhe 5 videoklipe gjatë vitit.
(B.A/Teksteshqip.Com)

Edhe Capital T Ka Konkurrent