>
BIOSHQIP

Së Shpejti Videoklipi “Ballin'” Nga Capital-T Dhe Mc Kresha

21-05-2014
Kanë bashkuar forcat që në këtë sezon të vijnë me një këngë të re. Bëhet fjalë për dy rep-artistët e njohur të skenës Capital-T dhe Mc Kresha, të cilët shpejt do të vijnë me një projekt në bashkëpunim.

Këtë e ka bërë të ditur Capital-T në faqen zyrtare në Twitter, ku ka lënë mbishkrimin. “Capital-T feat. Mc Kresha - Ballin', Video Së Shpejti”.

Duke u bazuar në këtë mbishkrim, duket se edhe klipi i këngës së tyre tashmë ka përfunduar dhe shumë shpejt do të jetë në duart e publikut.

E ata që më së shumti gëzohen sigurisht që janë fansat e tyre të cilët në numër të madh kanë komentuar, duke shprehur që mezi presin risin që do të sjellin dy emrat e njohur të rep skenës sonë.


Së Shpejti Videoklipi “Ballin'” Nga Capital-T Dhe Mc Kresha