>
BIOSHQIP

2 Fjalë Për Klipin E Ri “Posh” Nga Capital-T & 2po2

15-08-2014
Një prej lyricistëve më të mirë në hip hopin shqiptar, 2po2, ka publikuar videoklipin e tij të ri në bashkëpunim me nipin, Capital T.



Eshtë edhe një herë 2po2 që i tregon dhëmbët në një tjetër projekt, pas atij “Facedown”. Eshtë e vështirë për Capital T, një reper tejet i talentuar, por me të vërtet duket se daja i tij është në formë të lartë.

Në një tematikë ku trajtohen femrat që kërkojnë jetë luksoze dhe që bëjnë jetë dukeu varur nga të ashtuquajturit “sponsorët”, është Besniku që në repturën e tij tregohet fatal duke treguar nivel shumë të lartë të tekstshkrimit.



Me firmë të Authentic Entertainment, është Mixey ai që e ka punuar muzikën, teksa video është realizuar nga ProVideo.



Ky është projekti i ri i Capital T pas atij “Ballin”, teksa për 2po2 është projekti i parë pas bashkëpunimit të madh “Facedown”.
(Telegrafi)

2 Fjalë Për Klipin E Ri “Posh” Nga Capital-T & 2po2