>
BIOSHQIP

Capital T Falënderon Allahun Nga Xhakuzi

05-10-2014
Jo shpesh na bie të dëgjojmë të falënderohet Allahu nga reperët, mirëpo këtë gjë e ka bërë sot reperi i njohur Capital-T përmes një postimi të bërë në rrjetin social Facebook.

Edhe pse nuk duket të jetë normale që zoti të falënderohet nga një vend siç është tualeti, kjo si ka bërë përshtypje Trimit që nga rehatia ta bëjë edhe një përshëndetje.

Në vaskë me puro në gojë e gishtin lartë Kapo në mbishkrim të fotografisë ka thënë “WE BE LIVIN THAT GOOD LIFE, PRAISE BE TO ALLAH. #TeamKAPO #AuthenticENT”, “Jemi duke e jetuar jetën e mirë, falenderimi i takon Allahut”.

Kapo sigurisht këtu është duke u relaksuar nga puna e madhe që është duke e bërë në “mixtape’in” e tij më të ri që titullohet S.D.M. - Slum Dog Millionare.
(Indeksonline)

Capital T Falënderon Allahun Nga Xhakuzi