>
BIOSHQIP

Capital-T Prezanton Zyrën E Re

03-11-2014
Reperi i njohur Capital-T ka prezantuar zyrën e tij të re. Capo është duke punuar shumë fuqishëm dhe këtë po e vërteton edhe me muzikë edhe me labelin e tij.

Reperi së bashku me dajën e tij reperin 2po2, fillimisht krijuan labelin “Authentic Entertainment” ndërsa tani ata kanë filluar të inkuadrojnë edhe artistë të ri në këtë label, raporton Indeksonline.
Në një fotografi të postuar në rrjetin social Facebook, Capo ka treguar zyrën e tij të re, nga e cila do të menaxhohet ky label ndërsa në mbishkrimin e saj ai ka thënë, “Kapo in the office. #Work”, “Kapo në zyre #Punë”.

Artistët e rij që u inkuadruan në këtë ekip janë, “Sajk&Fatal”, “Dj – November” si dhe këngëtarja e famshme “Era Istrefi”.
(Indeksonline)

Capital-T Prezanton Zyrën E Re