>
BIOSHQIP

Prej Zeros Në “King” Capital -T

09-11-2014
Çdo gjë filloj në vitin 2005, Capital-T ishte vetëm 14 vjeçar kur ai incizoi këngën e parë në një studio profesionale, në atë kohë ati iu publikuan disa këngë dhe të gjitha kishin kritika pozitive në komunitetin e hip-hop’it. Puna tashmë kishte filluar për reperin e ri, ishte viti 2007 që e solli atë në një bashkëpunim me 2po2 të quajtur “Shopping”, një këngë që prezantonte reperin me pamje pasi që kishte edhe kilip. Kjo këngë fuqizoj reperët e këtij bashkëpunimi në skenë si asnjëherë më parë.

Shumë shpejt pas kësaj këngë, reperi i ri gjeti rrugën për të ardhur në një bashkëpunim të kohës përsëri me reperin 2po2, por këtë radhë edhe me këngëtaren Dafina Zeqiri, që po ashtu u prezantua me një stil krejt ndryshe, “Shumë nalt” quhej kënga e në një farë forme ky bashkëpunim ngriti tre artistët shumë lartë në karrierat e tyre.

Kapo tani po qëndronte me dy këmbë në skenë, në atë që quhej estradë, ndërsa kjo gjë po i pëlqente pasi që ai nuk u ndal më, në vazhdim prezantoi këngën e klipin me ide shumë kreative “SuperSweet”. Pas saj pësuan projektet si “Ku jon paret”, “Come Around”, që pavarësisht që ishin hip-hop të pastra ato prekën një sukses të mirë. Pas këtyre këngëve ai vendosi të befasoi, dhe kështu bëri Capital-T lancoj këngën “Më e mira”, ku shprehi diçka shumë reale nga vetja ndërsa largoi nga vetja trendin e mburrjes që ishte krijuar nga rrethi i reperëve në vend, ky emocion u përcoll tek njerëzit dhe tani kënga “Më e mira” është një nga hitet më të mëdha të reperit.

Ai nuk u ndal me kaq, Kapo prezantoj këngën e quajtur “U bo vonë” një këngë që ishte e realizuar me klip, dhe reperi kishte arritur ta thyej akullin duke nxjerrë në klip si statiste këngëtaret femra më të përfolura të estradës si, Dafina Zeqiri, Tuna, Nora Istrefi dhe Greta Koci, pavarësisht armiqësisë së tyre. Kapo, kishte vendosur që të vij fuqishëm dhe këtë gjë e vërtetoj, pas super hitit “U bo vonë”, ai solli këngën “Make a Wish” ku si statiste në klip përsëri kishte një këngëtare të famshme, e kjo ishte Genta Ismaili.
“Veq Asaj” ishte bashkëpunimi me grupin e njohur simpatik “NRG BAND” që po ashtu ishte këngë e realizuar me video klip.



Në vitin 2012 pas gjithë suksesit që e kishte rrugës, ai vendosi ta lancoi albumin e parë në karrierën e tij të titulluar “KAPO”. Ky album përmbante 15 Këngë, ndërsa 9 nga to ishin të realizuara me video klipe. “U bo Vonë”,” Veq Asaj”, “Karma”, “As Gucci As Louis feat 2po2”, “Make a Wish”, “Ditë e Re”, “Zero: si dhe “Loçkë e madhe”, të gjitha këto të realizuara me videoklipe. Deri sa albumi përmbante edhe bashkëpunime me artistë të njohur si Flori Mumajesi me këngën “Sonte”, bashkëpunimi me Yll Limanin “Unë”, që kishin rreth 1 milion klikime pa klipe.
Albumi kishte edhe disa këngë tjera që janë “Light it Up”, “Roll - feat Lyrical Son”, “Let’s Party” dhe “Ditëlindja”.

Pas këtij albumi Kapo ishte në një nivel tjetër të karrierës së tij, dhe u fut në listën e artistëve më të mirë shqiptar.
Capital-T kishte vendosur që të mos ndalet as pas albumit, ai solli një bashkëpunim tjetër me një emër të madh në muzikën shqiptare Alban Skenderaj, këngë me temë sociale e titulluar “Një ëndërr” që morri rreth 5 milion klikime, por gjithashtu kishte edhe video klip.

Të gjitha këto suksese e bënë Kapon që të punoj edhe më shumë, kështu ai në vitin 2014 paralajmëroj edhe “mix-tape’in” e parë të titulluar “S.D.M – Slum Dog Millionaire” që do të lancohet në fund të këtij viti, në të do të përfshihen këngë të zhanrit hip-hop të pastër, ai ka bërë publike disa nga këngët e “mix-tape’it” që janë, “Go Hard”, “FaceDown – në bashkëpunim me Lycial Son dhe 2po2”, “Hapat e mi – me këngëntarin Vedat Ademi” si dhe bashkëpunimi me Mc Kreshën “Ballin”, këngë këto që u pritën shumë mirë nga publiku i gjerë, ndërsa të gjitha ishin të realizuara me klipe, mirëpo ky “mix-tape” do të ketë edhe disa këngë solo të këngëtarit që 2 ose 3 nga to po ashtu do të kenë klipe.

Kapo së bashku me 2po2 në vitin 2011 kanë krijuar kompaninë e tyre të quajtur “Authentic Entertainment” që në ditët e sodit po shkon vetëm duke u rritur me hapa të shpejtë.
Kjo kompani nën ombrellën e vetë ka arritur të inkuadroj edhe artistë të ri që janë, këngëtarja Era Istrefi, reperi GentFatali, producenti Mixey, Dj Deezy, Dj November, si dhe disa producentë e instrumentistë të tjerë.

Kapo ekskluzivisht tregon që ai është duke përgatitur edhe albumin për vitin 2015, por nuk tregon emrin e tij ende duke lënë këtë gjë si befasi për vitin e ardhshëm. Ndërsa ai ka treguar që kënga e parë e këtij albumi që do vijë vitin e ardhshëm është lancuar, dhe ajo është kënga “POSH” në bashkëpunim me 2po2 që edhe është një nga këngët hit të vitit 2014, gjithashtu edhe tematika e saj është ndër më të mirat.

Authentic Entertainment është një kompani në ngritje e sipër dhe është duke punuar në rritjen, rekrutimin dhe nxjerrjen në skenë edhe të talentëve të rinj.
(Indeksonline)

Prej Zeros Në “King” Capital -T