>
BIOSHQIP

Çiljeta E Pranon Se E Kopjoi Beyoncen

16-07-2015
Këngëtarja Çiljeta ka reaguar në një fotografi që opinionisti Olti Curri e ka publikuar në faqen e tij në Facebook, duke pranuar që ka kopjuar këngëtaren amerikane Beyonce.

Bëhet fjalë për veshjen supersexy të përzgjedhur nga Çiljeta në klipin e saj “Gangsta Love”, e cila siç mund të dallohet nga fotografitë, është tejet e ngjashme me atë të Beyonces gjatë turneut të saj “On the run”.

“Ndryshimi ështe se unë kam veshur reçipeta, ndërsa Beyonce jo”, ka komentuar këngëtarja nën foto, raporton anabel.al, transmeton Klan Kosova.

Klipi i Çiljetës pritet të publikohet në ditët e para të muajit gusht.
(Klan Kosova)

Çiljeta E Pranon Se E Kopjoi Beyoncen