>
BIOSHQIP

2 Fjalë Për Klipin E Ri “Gangsta Love” Nga Çiljeta Ft. Noizy

20-08-2015
Dy këngëtarët e njohur shqiptar Çiljeta Xhilaga & reperi Noizy sapo kanë publikuar videoklipin e tyre më të ri "Gangsta Love" i cili është punuar mbi 2 vite me një profesionalizëm tejet të lartë.

Është nisur si këngë e ka përfunduar si mini film, kjo për arsye se videoklipi zgjat 12 minuta dhe në të është paraqitur jeta e një çifti i cili ka shumë probleme, së pari me dgrogën pastaj me punët e tjera, duke përfunduar kështu edhe deri tek burgu.

Por që më pas videoklipi përfundon me një fund të lumtur, ku çifti, në këtë rast Çiljeta & Noizy shfaqen të lumtur përkrah fëmijeve të tyre, e që në fakt janë pjesë e klipi, djali i Çiljetës Fernando dhe vajza e Noizy-t.

Kënga është punuar në studion e kompozitorit Elgit Doda, e ndërsa tekstin i cili në një pjesë është edhe në anglisht e ka shkruar Noizy. Për videoklipin, i cili pa dyshim është i një cilësie të lartë e ka punuar kompania më e madhe e vizualizimit të videove në vend MAX Production.

Mendohet se ky projekt është njëri nga më të realizuarit në Ballkan dhe pritet të ketë pëlqim të jashtzakonshëm.

Në portalin teksteshqip.com si gjithmonë do të keni mundësinë të ndiqni të rejat e fundit sa i përket kësaj kënge dhe të lexoni tekstin e saj i cili pa dyshim ka një domethënie dhe përçon një mesazh të fuqishëm.

Kompania Agrmoax e cila menaxhon kanalin zyrtar të Noizyt në youtube "ThisisNoizy", nuk e lejon shfaqjen e videoklipit në asnjë nga portalet shqiptare.

Megjithatë teksteshqip ju sjellë një kolazh me foto të cilat janë shkëputur nga xhirimet e klipit dhe tregojnë të gjithë rrjedhojën e filmit.



















































































(B.A/Teksteshqip.Com)

2 Fjalë Për Klipin E Ri “Gangsta Love” Nga Çiljeta Ft. Noizy