>
BIOSHQIP

Çiljeta “Qetëson” Admiruesit: Nuk E Kam Zvogëluar Gjoksin

02-11-2015
Këngëtarja Çiljeta Xhilaga muajin e kaluar ishte e ftuar në emisionin "Zonëe Lirë" tek Arian Çani dhe në një nga pyetjet provokative ajo u përgjigj se ndoshta shumë shpejt ka ndër mend që ta zvogëlojë gjoksin e saj.

Pas këtij lajmi mediat menjëherë bënë bujë të madhe duke publikuar gati çdo ditë deklaratën e saj. Së fundmi Çiljeta ka realizuar një set të ri fotografik ku shihet me flokët bionde duke marrë poza tejet seksi me veshje mjaft provokuese.

Në një nga fotot e realizuara, gjoksi i saj duket më i vogël por sipas Çiljetës kjo nuk është aspak e vërtetë pasi nuk ka kryer ndërhyrje në të, duke e cilësuar se zvogëlimi i gjoksit të saj mbetet vetëm një aludim nga mediat.

“Nuk e kam bërë ndërhyrjen për ta zvogëluar, pasi nuk ndihem ende gati për të hequr dorë nga gjoksi im i madh”, është shprehur ajo për Panorama.
(B.A/Teksteshqip.Com)

Çiljeta “Qetëson” Admiruesit: Nuk E Kam Zvogëluar Gjoksin