>
BIOSHQIP

Çiljeta Falenderon Berishën Dhe Flet Për Bashkëshortin “Fantazëm”

14-06-2014
Emri i Çiljetës është rikthyer e është futur sërish në gojën e politikanëve. Në mungesë të një projekti interesant muzikor, Berisha mendon për të, po e mban në treg.

Në seancën e fundit ishkryeministri mbajti një ligjëratë të gjatë për këngëtaren Çiljeta, duke i kërkuar Ramës që mos ironizoj herë tjetër. Berisha i tha kryeministrit se Çili është një këngëtare e talentuar, dhe nëse Rama do kishte një të një qindën e talentit të saj do të ishte një piktor i suksesshëm.



Kjo deklaratë ka sjellë humor në sallën e deputetëve ku askush nuk ngeli pa qeshur. Por kjo e thënë ka kënaqur pa pas dhe vetë këngëtaren që ka bërë një status në Facebook duke shprehur respekt për mbrojtjen që i ka bërë idhulli i saj politik. “Falënderoj kryeministrin Berisha që më bëri në parlament. Të përmendesh nga një figurë historike, të të vlerësojnë artistikisht mbi një kryeministër, të komentohesh nga 140 deputetë dhe të vendosesh lajm i faqeve të para të gazetave është vërtet kënaqësi. Edhe kur kjo ndodh në kohën që unë jam me çunin në shtëpi, për qejfin tim. Faleminderit që më nxirrni në skenë dhe kur nuk ua kërkoj”, deklaron Çiljeta. Vetem per nje gje do te kundershtojme e dashur Çiljeta: Berisha nuk është më kryeministër.



Është bërë nënë dhe po jeton një lidhje dashurie të bukur, ndonëse në distancë. Çiljeta Xhilaga vazhdon të jetë një nga ato femra të nxehta të ekranit, sikurse ishte para se të bëhej nënë. Në një bisedë të fundit ajo zbulon disa gjëra dhe vendime që i ka marrë para se të lindë djalin.

Ke kohë që i mungon skenës shqiptare me projekte, që kur u bëre nënë vendose të largohesh paksa nga muzika?

Të bëhesh nënë nuk është gjë e thjeshtë, duhet të marrësh obligimet e fjalës nënë ashtu siç duhet. Duke qenë se djali im erdhi nga një dashuri e madhe, gjërat nuk ishin të rastësishme dhe vendimet që unë mora për të sjellë në jetë djalin ishin të planifikuara dhe kjo është arsyeja që jam shkëputur nga angazhimet muzikore.

Pas lindjes e ke pasur problem të rikthehesh në formë?

E vështirë paska, se isha mësuar të jem në qendër të vëmendjes dhe, kur vë kilogramë tepër, është një stres i madh për çdo femër e veçanërisht për ato që janë pjesë e ekranit. Fernando ishte një bebe e mbarë dhe unë gjatë shtatzënisë shtova vetëm 10 kilogramë dhe e pata shumë të lehtë t’i heq shpejt.

Ndërkohë që shumica reklamojnë edhe bashkëshortin, pse vendimi yt është që ai të qëndrojë larg vëmendjes mediatike?

Unë kam një jetë të lumtur bashkëshortore dhe lumturinë më të madhe e ndiej sepse, veç asaj që jemi bërë me fëmijë, mbetet fakti tjetër se ai nuk është i ekspozuar. Po të ishte i ekspozuar, do të fillonin problemet. Unë i di gjërat si rrjedhin edhe nga e kaluara e eksperienca ime, me një fjalë mediat i shkatërronin ato. Kjo është zgjedhje e imja dhe e Tomasit dhe kështu do të ngelet.



Ke pasur ndonjë ndërhyrje kirurgjike pas lindjes?

Sigurisht që pas lindjes e ke shumë të vështirë se të ngelet barku dhe unë jam aq dembele, por nuk ndryshojnë gjërat siç dua.

Po gjoksin e ke zvogëluar?

Jo, për momentin ende jo, ndërsa në një të ardhme ndoshta po.

Sa e lumtur je?

Më shumë se kaq… faleminderit Zotit!

Ti ke realizuar një këngë të huaj, po cilat janë planet për këtë verë?

Spankers, Shake it është një bashkëpunim mes meje, Adam Clay dhe Navigator, këtu te ne ende nuk ka ardhur si projekt, por për këtë verë kam një tjetër bashkëpunim për tregun shqiptar me Adam Clay.
(Zëri/Panorama/Prive)