>
BIOSHQIP

Çiljeta, Fernando Nuk Ka Instagram!

05-09-2014
Dimë që shumë faqe në rrjetet sociale ishin hapur në emrin e këngëtares Çiljeta Xhilaga, aq shumë sa që madje para disa vitesh e detyruan këngëtaren të shkonte edhe në polici. Por që do arrinin të hapnin Instagram edhe për djalin e saj, Fernandon, këtë nuk na e kishte marrë mendja.

Kështë ka ndoshur në fakt përderisa të gjithë mendoni dhe akuzonin se Çiljeta ka hapur një faqe në Instagram me emrin e Fernandos, nuk është e vërtetë. Kjo gjë sipas Çiljetës ka ndodhur nga një fanse e saj e zjarrtë e cila e ndjen mungesën e një fëmije dhe ka postuar vazhdimisht foto e Fernandos.



"Faleminderit të gjithëve. Sapo e mbyllëm profilin, bisedova me të dhe ishte një femër e cila Zoti nuk i kishte dhënë fëmijë dhe e donte shumë Fernandon.
Nuk e kishte hapur për qëllim të keq dhe pse kjo si jep të drejtën të hapi një Instagram në emër të djalit tim. Kushdo qofte ajo, uroj që Zoti ta bekoje sa më shpejt me një fëmi. Faleminderit dhe të gjithë ju që më ndiqni për mbështetjen tuaj" - sqaron Çiljeta
(B.A/Teksteshqip.Com)

Çiljeta, Fernando Nuk Ka Instagram!