>
BIOSHQIP

Çiljeta: Im Bir Fernando, Personazh Në Klipin “Gangsta Love”

15-04-2015
Prej kohësh ka njoftuar se do t'i rikthehet skenës, këtë herë me një bashkëpunim me reperin Noizy. Kënga "Gangsta Love&", ka joshur publikun prej disa kohësh, që kur janë shfaqur edhe sekuencat e para në ekran. Edhe pse u lajmërua se do të vinte brenda muajit mars, ku të dy këngëtarët ishin në coverin e revistës klipi ende nuk është shfaqur. Çili rrëfen se projekti është duke u përgatitur, për të mbërritur si një risi në klipet shqiptare. "Jemi ende duke punuar për këngën. Besoj se në maj do të jepet në televizionet muzikore. Ne vazhdojmë akoma xhirimet, sepse fabula e këngës është ideuar si një film. Është rreth 7 minuta këngë, ndaj do edhe një angazhim më të madh, si dhe një klip më të detajuar. Deri më tani kemi përfunduar gjysmën, po merremi edhe me pjesën e mbetur" Këngëtarja rrëfen se arsyet e vonesës së këngës, ndër të tjera, janë edhe angazhimet, që i kanë mbajtur larg xhirimeve. "Edhe unë, edhe Noizy, kemi qenë të zënë me koncertet jashtë Shqipërisë, ndaj edhe e kemi shtyrë disi, megjithatë mendoj se në maj do të lançohet", tha ajo. Surpriza e këtij klipi është edhe pjesëmarrja e vogëlushit Fernando, djalit të këngëtares. "Po, edhe im bir do të jetë pjesë e klipit, të tillë e kemi ideuar. Përveç bashkëpunimit që artistët kanë, Noizy-n dhe Çiljetën i lidh edhe një miqësi e fortë. Unë nuk kam vëlla, ndaj edhe e konsideroj Noizy-n si vëllain tim. E kam mbështetur shumë edhe në "Top Fest", ku ai merr pjesë, dhe uroj që ta fitojë, pasi është më i miri aty", ka përfunduar Çili.
(Indeksonline)

Çiljeta: Im Bir Fernando, Personazh Në Klipin “Gangsta Love”