A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #
Biografia



Tags: Ciljeta, Qiljeta, Ciljeta Xhilaga
  • Rrjetet Sociale:
  • Official Instagram


Zgjidhni me sa yje do votoni
  Mesatarja:  4.2 / Votuan:  141


Çiljeta

Vendlindja: Tiranë  
Jeton dhe vepron në  
Mosha: 31 Vjeç
Ditëlindja: 05 Shkurt 1985
Shenja e Horoskopit: Ujori
Këndon kryesisht: Pop

Çiljeta është një këngëtare e njohur. Tetëvjeçaren e kreu në shkollën “Jeronim de Rada” e më pas gjimnazin te “Sami Frashëri”, në Tiranë. Gjatë fillimit të shkollës së mesme kishte garuar në një garë bukurie ku edhe ishte cilësuar si modelja më e mirë dhe në të njejtin vit konkuron në “Miss Shqipëria“ dhe shpërblehet me çmimin “Miss Kinemaja“. Edhe pse e njohur si këngëtare Çiljeta karrierën e saj e kishte filluar si modele, kështu gjatë moshës 17 vjeçare kishte përfaqësuar Shqipërinë në “Miss National“ që në atë kohë u mbajt në Brazil dhe poashtu si gjimnaziste bëhet edhe imazh I disa reklamave. Në familjen e saj bënë pjesë babai Ferdinand pensionist, nëna Majlinda parukiere të cilës Çiljeta i ka ndihmuar të hapte një dyqan të cilin e emëroi në bazë të emrit të Çiljetës.

Çiljeta u paraqit në konkursin e bukurisë “Miss Shqipëria“ në vitin 2001 kur edhe e fitoi çmimin “Miss Kinemaja“. Karriera e saj si këngëtare filloj me bashkëpunimin e saj me grupin Tingulli I 3nt gjegjësisht Getoar Selimin me këngën Dridhe që I parapriu këngëve Puçi Puçi në duet me Ingrid Gjonin si dhe Të dy qajmë të ndarë e komponuar nga Flori Mumajesi me tekst të Ardit Roshi ku edhe Çiljeta qau gjatë interpretimit të saj në “Kënga Magjike 2010“. Në “Kënga Magjike 08“ Çiljeta mori pjesë edhe me këngën “Ske ku vete“.

Në vitin 2011 Çiljeta mori një ftesë që të jetë pjesë e edicionit të dytë të “Dancing With the Stars Albania“ e cila e pranoj ftesën dhe vallëzoj me partnerin e saj Dion Gjinika. Pastaj në Mars të vitit 2012 kishte qenë e përzgjedhur të vizitonte një qendër korrektuese për të mitur, ku aty takoi 38 fëmijë, një takim I organizuar nga “Instituti I të miturve“ Kavajë, Qendra Shqiptare për të drejtat e fëmijëve, dhe UNICEF-i.

Çiljeta ka realizuar shumë këngë dhe klipe të cilat u bënë hite të mëdha, si singla ashtu edhe bashkëpunime por më të njuhrat janë: Çokollata, Çuna, Çuna, Do do ti do, Dorëheqja, Dridhe, Duty free, Falma, Kur këndoj serenate, Maria, Mike dhe rivale (feat. Ingrid Gjoni), Puçi Puçi (feat. Ingrid Gjoni), S’ke ku vete, Të dy qajmë të ndarë, Tekila dhe Vetëm ti.

» Dërgo Korrigjime »





Kalendari
28/08/2016
Gëzuar Ditelindjen TeksteShqip Uron:
Ferki Shala
Ferki Shala
53 vjeç
Ida Nurçe
Ida Nurçe
24 vjeç
Alfonso Herrera
Alfonso Herrera
33 vjeç
R.I.P.     Përkujtojmë:
Ali Podrimja
Ali Podrimja
(1942-2012)

Votimi i Javës
   21-27 Gusht 2016

Më I Miri Në Grupin Babastars

  Majk

  Getoar Selimi

  Stresi

  Skivi

  Cozman

  Agon Amiga

Voto