>
BIOSHQIP
Biografia
Claydee, ose ndryshe Klejdi Lupa, lindi në Tiranë në vitin 1985 dhe që në moshën katër vjeçare zhvendoset me familjen në Athinë. Me mbarimin e shkollës së mesme, fillon studimet për Audio Engineering dhe e përfundon atë në vitin 2006. Në vitin 2008 fillon punë në një televizion muzikor, punë e cila i ndryshon dhe jetën përsa i përket karrierës muzikore. Gjatë viteve në vijim, eksperimentonte me muzikën duke kombinuar talentin me aftësitë muzikore. Më vonë filloi të punonte si producent dhe kompozitor me pseudonimin “Beetkraft”. Kënga “The End” e këngëtarit Reckless ishte projekti i tij i parë muzikor, i cila pati një sukses të madh dhe u mirëprit jashtëzakonisht mirë nga publiku. Kënga u bë shumë e njohur dhe jashtë kufijve të Greqisë, në UK Club Charts arriti në top 10. Si producent publikoi hitin e tij të dytë, kënga “Last Summer”, ku në çmimet e MAD Tv fitoi çmimin si kënga më e mirë e vitit. Karriera e tij si producent ka qenë shumë e suksesshme. Ai shkruante dhe kompozonte këngë për artistët më të mëdhenj grekë dhe çdo këngë e tij bëhej hit. Më pas, pasi punonte si producent dhe kompozitor, vendosi ta linte mënjanë punën pas kamerave dhe vetë ai të ishte qendra e vëmendjes, gjë që i dha sukses të madh. Kënga e tij e parë ishte “Call me”, e cila u vlerësua me çmimin e videoklipit më të mirë dance në MAD Tv në vitin 2011. Kënga e tij e dytë ishte “Deep Inside”, një këngë e rrymës pop-dance, e cila u pëlqye së tepërmi nga publiku. Suksesi më i madh erdhi për këngëtarin në vitin 2012 me super hitin “Mamacita Buena”, i cila arriti shifrën e më shumë se 30 milion klikimeve në internet duke u shoqëruar dhe me çmime të ndryshme. Hiti i tij i radhës mban emrin “Sexy Papi”, e cila dëgjohej pafund dhe arriti në majën e klasifikimeve të shteteve si : Greqia, Polonia dhe Serbia. Claydee, për shkak të sukseseve të këngëve, ka performuar në shtete si : Shqipëria, Greqia, Qipro, Serbia, Polonia, Rumania, Kanadaja, Shtetet e Bashkuara, Suedia dhe Italia. Kënga e tij e fundit u publika vetëm para pak kohësh, në bashkepunim me këngëtaren Ruby, me titull “Do It”, pa lënë pas dore dhe bashkëpunime me këngëtarë të tjerë.

Pas dy çmimeve që mori në një nga organizimet më të suksesshme të muzikës greke të kanalit të madh muzikor grek, “Mad”, ai është rikthyer me këngën e tij të re me titull “Deep inside”, ndër më të klikuarat këto ditë në Youtube. Producenti më i njohur shqiptar tashmë në gjithë vendet e Europës, pas suksesit të këngës së tij “Call Me”, rikthehet me këngën e tij të re jo vetëm si producent, por edhe si këngëtar.

Është i vetmi artist i konfirmuar në Greqi, që nuk ka mohuar prejardhjen e tij shqiptare, dhe mbase kjo i ka dhënë mbështetje të madhe nga të rinjtë shqiptarë të kudondodhur, kanë komentuar mediat greke. Në Shqipëri njihet me dy këngë, më të preferuarat e verës 2011 në clube, pikërisht “Last summer” nga Nicko Gano, dhe “The End” nga Reckless. Po kush është Claydee Lupa në tregun e huaj dhe cilët janë këngëtarët me të cilët bashkëpunon? Ai aktualisht është duke punuar me artistë të njohur, si: Recless, Taki Tsan, Tamta, Sakis Ruvas, Kostas Martakis, Playman, etj. Edhe pse është një nga emrat më të dëgjuar në Europë, në Shqipëri endenuk e dinë se pas këtyre hiteve që kanë kërcyer gjithë vitin, është një shqiptar.

“Me këngën time të re jo vetëm si producent por edhe si këngëtar, rikthehem për t’ju treguar se muzika që unë bëj ngjit vërtet, dhe unë ndihem i lumtur për këtë si një shqiptar që e kërkoj suksesin jashtë vendit tim”, thotë Claydee për “Panorama Plus”. Aktualisht luan Dj në një nga club-et më të mira të Greqisë përkrah këngëtarit me famë, Saki Ruvas, Elena Paparisu. Edhe pse Greqia kalon një krizë, është i vetmi club, ku nuk gjen vend të ulesh, shkruajnë gazetat greke. Claydee Lupa është një kompozitor dhe producent i ri, por që jeton në Athinë (Greqi), që prej moshës katër vjeç. Ai është i specializuar në gjinitë e muzikës Hip Hop dhe Pop/R & B.

Talenti i tij është i dukshëm duke qenë se ka prodhime të panumërta për artistë të mëdhenj, që kanë arritur me këngët e tyre të jenë në majat e klasifikimeve në të gjithë Europën, duke përfshirë suksese të mëdha të kohëve të fundit në Greqi dhe në Shqipëri. Jashtë kufijve ai është përmendur si krijuesi i disa prej hiteve më të njohura të muzikës house në botë, të cilat kanë pushtuar diskotekat që prej vitit 2010. ”The End”, “Reckless” dhe “Last Summer” nga Nickos ishin këngët e para që i sollën sukssesin e paimagjinueshëm.
“Muzika është gjëja që më tërheq më shumë, por përpara se të merresha me të kam qenë kërcimtar”, thotë ai që njihet me emër arti si Claydee Lupa. “Më pas, së bashku me një grup shokësh, filluam të merreshim me një muzikal”. “The End” u shënua si rasti i parë që një këngë publikohej jashtë Greqisë, duke u përhapur në 25 vende të tjera të botës.

Më datë 25 Janar 2011, Claydee & Dimension-X publikojnë videoklipin "Call Me".

Më datë 5 Shkurt 2011, Claydee & Playmen publikojnë videoklipin "Tonight", në bashkëpunim me Tamta.

Më datë 7 Dhjetor 2011, Claydee publikon videoklipin "Deep Inside".

Më datë 20 Qershor 2012, Claydee publikon videoklipin "Mamacita Buena".

Më datë 6 Maj 2013, Claydee publikon videoklipin "Sexy Papi".

Më datë 26 Korrik 2013, Claydee & Dimension-X publikojnë videoklipin "Watching Over You".

Më datë 10 Janar 2014, Claydee publikon videoklipin "Do It", në bashkëpunim me Ruby.

Më datë 23 Qershor 2014, Claydee publikon videoklipin "Hey Ma", në bashkëpunim me Alex Velea.

Më datë 26 Korrik 2014, Katie Bell & Claydee publikojnë videoklipin "Because Of You".

Më datë 18 Shkurt 2015, Claydee & Faydee publikojnë videoklipin "Who".

Më datë 15 Maj 2015, Claydee & Ermal Mamaqi publikojnë videoklipin "Senorita", në bashkëpunim me Andy Nicolas.

Më datë 23 Nëntor 2015, Claydee publikon videoklipin "Come To Papa", në bashkëpunim me Alex Lupa.

Më datë 22 Maj 2016, Claydee publikon videoklipin "Alena".

Më datë 19 Shkurt 2017, Claydee publikon videoklipin "Notayo (Be Mine)", në bashkëpunim me Kirsten Collins.

Më datë 26 Qershor 2017, Claydee publikon videoklipin "Dame Dame", në bashkëpunim me Lexy Panterra.

Më datë 2 Shkurt 2018, Claydee publikon videoklipin "Licky", në bashkëpunim me Jenn Morel.

Claydee ka njoftuar se do publikojë së shpejti videoklipin "Gitana".

Më datë 21 Mars 2019, Claydee publikon videoklipin "Gitana", në bashkëpunim me Lil Eddie.

Më datë 5 Korrik 2019, Claydee & Eleni Foureira publikojnë videoklipin "Loquita".

Më datë 17 Korrik 2020, Claydee & Mente Fuerte publikojnë videoklipin "Rikita".

Më datë 20 Maj 2021, Claydee publikon videoklipin "Como Te Llamas".

Në vitin 2021, Claydee publikon albumin "Elevate Ep".

Më datë 21 Korrik 2021, Claydee publikon videoklipin "Detente".

Më datë 1 Mars 2022, Claydee & Emy Perez publikojnë videoklipin "Awoof", në bashkëpunim me Wolves Team.

Më datë 17 Qershor 2022, Claydee & Alma publikojnë videoklipin "Mamma Mia".

Më datë 3 Gusht 2023, Claydee, Elgit, Romeo & Donald publikojnë videoklipin "Habibi Lele". Videoklipi u prodhua nga kompania Fullmoon Production.

Më datë 10 Dhjetor 2023, Nora Istrefi, Claydee & Eli Malaj publikojnë videoklipin "Gati". Muzika e këngës është sjellë e punuar në bashkëpunim nga Claydee, Nora Istrefi & Nurteel. Videoklipi u prodhua nga kompania Fullmoon Production.

Më datë 12 Janar 2024, Claydee, Dappy & Daecolm publikojnë videoklipin "Lonely".