>
BIOSHQIP

‘parajsa’ E Dafina Zeqirit

06-07-2015
Ka pak kohë që këngëtarja Dafina Zeqiri ka publikuar videoklipin e saj të ri "Te ti", e pas një pune të lodhshme që ka bërë për realizimin e këtij projekti ajo ka vendosur ti japë vetës ca ditë pushim.

Dafina së fundmi ka publikuar në rjetin e saj social në Instagram disa fotografi ku tregon se është me shoqëri duke shijuar disa ditë pushimi në bregdetin shqiptar.

Ajo e ka quajtur atë një parajsë, pasi vera 2015 ka rezervuar edhe për të një pushim mjaft të këndshëm veror.
(B.A/Teksteshqip.Com)

‘parajsa’ E Dafina Zeqirit