>
BIOSHQIP

Dafina Zeqiri Së Shpejti Lanson Këngën E Rradhës

18-07-2015
Këngëtarja Dafina Zeqiri para pak kohe ka publikuar këngën e saj më të re "Te ti" e cila edhe pse me shumë pritje nuk rezultoi me një sukses aq të madh, jo sa për të rrëmbyar të paktën milionat në youtube që po marrin artistë si: Era Istrefi, Ledri Vula, Enca, Kida & mozzik etj.

Megjithatë Dafina ende se ka ndër mend të ndalet, ajo është në pregaditje të një kënge të re e cila thuajse gati ka përfunduar inçizimin në studio. Mësohet se kënga do të jetë me stil më ndryshe se të tjerat, mirëpo edhe paraqitje e kësaj kënge me apo pa videoklip është në pikëpyetje. Megjithatë edhe nëse punohet videoklipi atëherë mendohet se do të jetë shumë i thjeshtë.
(B.A/Teksteshqip.Com)

Dafina Zeqiri Së Shpejti Lanson Këngën E Rradhës