>
BIOSHQIP

Kujdes, Dafina Vjen E Armatosur

05-09-2015
Këngëtarja Dafina Zeqiri edhe pse ishte mjaft aktive këtë verë duke publikuar 2 videoklipe, ajo prap nuk po ndalet, mësohet se në fund të këtij muaji vjen kënga tjetër e saj e cila është në anglisht dhe titullohet "Hate you, love you".



Lajmin për këtë projekt e ka bërë të ditur vetë Dafina, e cila ka publikuar disa foto në Instagram ku shihet gjatë xhirimeve të videoklipit. Në foto shihet Dafina e cila do të vijë pak më ndryshe se herët e tjera, pasi kësaj rradhe ajo ka vendosur që gjatë klipit të jetë e armatosur.
(B.A/Teksteshqip.Com)

Kujdes, Dafina Vjen E Armatosur