>
BIOSHQIP

Dafina Zeqiri Dëshiron Të Bashkëpunojë Me Travis Scott

19-09-2015
Nuk është surprizë që Dafina Zeqiri tenton të depërtojë në tregun ndërkombëtar të muzikës, por siç duket, ambicia e saj për sukses është e madhe. Këngëtarja, e cila edhe më herët ka realizuar bashkëpunime me disa artistë amerikanë si reperi Chinx, duket se planifikon që të realizojë një duet me të dashurin aktual të Rihannas, Travis Scott.



Të paktën kështu ka thënë vetë Dafina, e cila ndërsa ka postuar një foto të reperit, përkrah saj ka shkruar se në listën e saj të këngëtarëve me të cilët dëshiron të bashkëpunojë është edhe ai. Megjithatë, nuk dihet nëse Dafina ka bërë tentativa dhe propozime konkrete për një duet me Scott, të cilin e quan “Një nga artistët e saj të preferuar”.
(Bluetooth)

Dafina Zeqiri Dëshiron Të Bashkëpunojë Me Travis Scott