>
BIOSHQIP

Daffy Edhe Një Rekord, Për Një Javë 1 Milion Klikime

03-10-2015
E njohur për stilin e sajë të veçantë si në dukje ashtu edhe në muzikë, arriti të bëjë për vete shumë zemra. Është fjala për këngëtaren Dafina Zeqiri e cila para një jave publikoi këngën e saj të re "Hate you, Love you". Edhe pse kënga është në gjuhën angleze kjo nuk i ka ndaluar fansat e këngëtares që ta pëlqejnë këngën. E një gjë të tillë na e vërteton edhe numri i klikimeve në YouTube që ka arritur në 1 milion brenda një jave, transmeton Indeksonline. Pa dyshim se ky do të jetë hiti tjetër i këngëtares për këtë vit. Daffy ka falenderuar të gjithë për mbështetjen që i kanë dhënë./
(Indeksonline)

Daffy Edhe Një Rekord, Për Një Javë 1 Milion Klikime