>
BIOSHQIP

Emisioni Expressrozë, Mysafire Dafina Zeqiri

24-10-2015
ExpressRozë tashmë kë hyrë në sezonin e tij të dytë. Emisioni realizohet në bashkëpunim me platformën më të madhe të shqiptarëve Digital
Këtë javë Express transmeton emisionin e javës së kaluar ku mysafirë ishin Dafina Zeqiri, Lyrical Son, Afrim Muçiqi dhe Mihrije Braha.

Dafina ka bërë njërën prej intervistave më interesante në javën që lam pas, derisa ka treguar se ku do të jetë edhe për vitin e ri.

Këngëtari Afrim Muçiqi ka folur për përshtypjet e tij për Rita Orën ku ai këndoi në dasmën ku këngëtarja mori pjesë.

Një i ftuar tjetër tek ne është edhe reperi Lyrical Son. Ai tregon për atë se si ndihet ai pasi që së shpejti do të bëhet baba.

Alketa pyet prishtinasit se a janë enorme çmimet që paguhen këngëtarët e dasmave.

Në lajme do të mësoni diçka të re për Morenën, Tunën dhe rubrikat tona të përjavshme.

Emisioni ExpressRozë prezantohet nga moderatorja Elita Rudi dhe transmetohet çdo të shtunë në ora 21:00 në kanalin T të platformës më të madhe shqiptare DigitAlb.
(Gazeta Express)