>
BIOSHQIP

Dafina Zeqiri Zbulon Sekretin E Trupit Të Tonifikuar

19-03-2015
Thuajse një muaj më parë të gjithë kanë mbetur pa fjalë teksa kanë parë trupin tej mase të tonifikuar të këngëtares Dafina Zeqiri.

Por nëse mendoni se gjithçka e ka arritur falë ushtrimeve spartane të fitnesit gaboheni.

Teksa ka tentuar të tregojë se është duke startuar palestrën për ditën e sotme, këngëtarja Dafina Zeqiri nuk e ka fshehur se arsyeja që ka një trup tej mase të tonifikuar, nuk janë vetëm ushtrimet fizike.

E në fakt, nëse shikoni me kujdes në çantën e saj foton e së cilës e ka postuar në Instagram, përpos atleteve shfaqen edhe dy kuti të cilat kanë brenda tyre pilula me proteina të cilat ndihmojnë në muskulaturën e trupit.

Këto tableta përmbajnë sasi të konsiderueshme proteinash, poredhe përbërës të tjerë të cilat nxisin zhvillimin e muskujve, që në rastin e këngëtares e kanë bërë efektin e tyre.
(Indeksonline)

Dafina Zeqiri Zbulon Sekretin E Trupit Të Tonifikuar