>
BIOSHQIP

Dafina E Mposhtë Tunën Në Duelin E ‘wazzup’

04-04-2015
Gjithmonë është cilësuar si një femër dhe këngëtare e pa mposhtur. E kjo gjë ka bërë që Tuna ta ndjejë veten shumë të fortë dhe ta konsiderojë atë si mbretëresha e muzikës shqipe.

Madje, ajo çdoherë ka shfrytëzuar çdo intervistë të tregojë se nuk ka konkurrente.

Por, kur vjen puna që kënga e saj të futet në konkurrencë me ndonjë këngë tjetër, Tuna i kthehet realitetit dhe e sheh se ka edhe këngëtare të tjera që mund të jenë para saj.

Njëjtë ndodhi në duelin e sotëm në një nga emisionet më të mira të showbizit ‘Wazzup’ në Klan Kosova, Dafina e ka mposhtur Tunën.

Kënga e Dafines ‘Time Out’ me 62% ka triumfuar ndaj këngës ‘Fenix’ e cila kishte vetëm 38%.

Edhe njëherë fansat treguan se Dafina është më e dashur se Tuna
(Indeksonline)

Dafina E Mposhtë Tunën Në Duelin E ‘wazzup’