>
BIOSHQIP

Dani Abazi E Ka Gati Hitin

03-07-2016
Dani Abazi është nga ata këngëtarë që muzikën e bënë me zemër, pa menduar për sukseset gjigande. Për të ka rëndësi kultivimi i mirë i këngës dhe në këtë pikë ja ka dalë që nga fillimi. Dani Abazi është bërë i njohur falë kualitetit në interpretimin live, por edhe albumeve, këngëve e videoklipeve. Dani e ka gati videoklipin e këngës së re, një këngë me ritme verore që vjen së shpejti. Kënga është punuar në studion "Arti Rec" te Artan Mezini. Teksti është shkruar nga Fadil Topalli. Videoklipi po punohet nga "Ard Production" dhe do të ketë shumë nuanca verore. Këngëtari thotë të jetë ndarë tejet i kënaqur me punën e bërë. Dani thotë se e ka dhënë maksimumin në këtë projekt, ndonëse muzikën e konsideron si një lloj sporti, ku herë fitohet, e herë... Këngëtari tregon se është i kënaqur me angazhimin në dasma e ahengje.
(Arsim Kolari - TeksteShqip.com)

Dani Abazi E Ka Gati Hitin