>
BIOSHQIP

Dani Abazit Ajo Ja Le “Seen“

12-07-2016
Dani Abazi është bërë i njohur falë kualitetit në interpretimin live, por edhe albumeve, këngëve e videoklipeve. Është nga ata këngëtarë që muzikën e bënë me zemër, pa menduar për sukseset gjigande. Për të ka rëndësi kultivimi i mirë i këngës dhe në këtë pikë ja ka dalë që nga fillimi. Thotë se e ka dhënë maksimumin në këtë projekt, ndonëse muzikën e konsideron si një lloj sporti, ku herë fitohet, e herë. Këngëtari tregon se është i kënaqur me angazhimin në dasma e ahengje. Dani e ka gati videoklipin e këngës së re, një këngë me ritme verore që vjen së shpejti. Kënga është punuar në studion "Arti Rec" te Artan Mezini. Teksti është shkruar nga Fadil Topalli. Videoklipi po punohet nga "Ard Production" dhe do të ketë shumë nuanca verore. Këngëtari thotë të jetë ndarë tejet i kënaqur me punën e bërë. Në vazhdim ju sjellim premierën e tij.
(Blerand Rexhepi / TeksteSHQIP.com)

Dani Abazit Ajo Ja Le “Seen“