>
BIOSHQIP

Detja E Ka Një “Dashni Të çuditshme“

26-11-2016
Ibadete Krasniqi-Detja, tashmë është emër i njohur i skenës sonë muzikore. Me zë të bukur dhe me sharm unik, ajo po e bënë pëe vete publikun. Deri më tani ka shellë disa këngë, që e kanë ranguar mes këngëtarëve më produktiv. "Loçka", "Masntroj dhe bossat", "Pa ty", etj., janë vetëm disa nga projektet e Detes, që duket shumë bukur dhe moderne në secilin videoklip që e shfaq. Këngëtarja që ka mundur të jetë edhe modele, këndon edhe live, andaj sapo ka përfunduar incizimin e një CD me këngë live, që lansohet së shpejti, e që është një tregues që ajo mund të këndojë edhe në dasma. Gjithashtu, ka realizuar edhe këngën me titull "Dashni e çuditshme" që vjen në projektet e vitit të ri. Detja nuk e ka ndermend me u ndal.
(Blerand Rexhepi - Teksteshqip.Com)

Detja E Ka Një “Dashni Të çuditshme“