>
LETERSISHQIP

Lagjia E Re

Autoritetet nisën të ndërtojnë një lagje të re,
me pallate, kafe, loto, që tani rrinë plot me njerëz që bisedojnë e fëmijë që luajnë.
Po natën silueta njerëzish ngjajnë se pijnë cigare, pijnë lëngje
e boshatisen në mesnatë kafenetë.

Lart në qiell tanimë ngrihet hënë e plotë, në qetësi,
kurse përballë dritës së hënës, poshtë në tokë,
ndriçon një tabelë ku shkruhet: "Funerale". E lagjen sado të re ta bëjnë, vdekje prapë ka, edhe pse tanimë bëhen me mermer më të bukur, po vdekje janë.