>
BIOSHQIP

Diellza Kolgeci E Pranon: Po, Jam Në Lidhje!

30-08-2015
Diellza Kolgeci e cila shquhet si një nga fytyrat më të njohura publiku ka qenë e ftuar gjatë kësaj jave në një nga emisionet e RTV 21 në Kosovë ku ka shpalosur shumë çka për jetën dhe karrierën e saj.

Të gjithë e dimë që Diellza u bë e njohur fillimisht si aktore, më pas si modele, për të vazhduar si këngëtare, prezantuese, juriste, politikane dhe tani me pa tjetër mund të quhet një show girl.



Në një nga pyetjet e gazetares gjatë emisionit se nëse Diellza ishte apo jo në një lidhje, ajo u përgjigj me: "Po jamë në lidhje me një djalë dhe e dashuruar", pa dashur të zbulojë më shumë mbi identitetin e djalit, edhe pse ka treguar se ai nuk është një nga fytyrat tona publike.

Sido që të jetë emri i Diellzës nuk është lakuar asnjëherë në media ndonjëherë për ndonjë lidhje të mundshme dashurie, e ndërsa erdhi koha dhe Diellza e pranoi edhe vetë. Epo i urojmë Diellzës veç suksese...
(B.A/Teksteshqip.Com)

Diellza Kolgeci E Pranon: Po, Jam Në Lidhje!