>
BIOSHQIP

Diellza Kolgeci, Konkurrente Dhe Shoqe Me Agnesën

04-08-2012
Përshtypja që u krijohet të gjithëve për dy vajza bukuroshe, Miss-e, është se mes tyre ka vetëm konkurrencë dhe rivalitet. Në rastin në fjalë ai mund të ekzistojë, por dy vajzat dinë ta përballojnë dhe të nxjerrin në pah anën njerëzore të tyre, duke lënë mënjanë të paktën në një fragment fotografik, protagonizmin.

Kështu duket se ngjan, ndërsa shohim këtë pozë mes dy ish-Miss-eve, Djellza Kolgeci dhe Agnesa Vuthaj. Ato japin pamjen e dy mikeshave të ngushta, ndërsa konkurrojnë me njëra-tjetrën edhe përmes agjencive të bukurisë, që secila ka pronë në Prishtinë. Të ketë ndryshuar raporti mes Djellzës dhe Agnesës, apo bëhet fjalë për ndonjë bashkim të mundshëm mes tyre?
(Koha Jone )

Diellza Kolgeci, Konkurrente Dhe Shoqe Me Agnesën