>
BIOSHQIP

Diellza Kolgeci Rikthehet Në Filmin “Dashuria E Bjeshkëve Të Nemuna 2”

25-08-2012
Edhe pse ndodhet në bregdet, Diellza Kolgeci ndjekë çdo aktivitet që ka të bëjë me të. Ndonëse tani në këto ditë ajo ndjehet mjaftë e lumtur për faktin se do të nisë xhirimi i filmit shqiptar "Dashuria e Bjeshkëve të Nemuna 2". Sipas Diellzës xhirimet do të fillojnë më 3 shtator dhe do të jenë disa vende që do të realizohet ky film. "Po ndjehem mjaftë e kënaqur që erdhi koha për ta xhiruar filmin e shumë kërkuar "Dashuria e Bjeshkëve të Nemuna 2" i cili tani në këto ditë do të filloj së xhiruari. Këtë film do ta xhirojmë në disa vende si Prishtinë, Tiranë, Butrint dhe Nju Jork. Besoj se do të kalojmë bukur gjatë xhirimit të filmit", ka thënë ajo për "Zëri". Diellza në bregdetin e Ulqinit do të qëndroj edhe disa ditë dhe pas kthimit do të nisë edhe me disa projekte të tjera të cilët preferon t'i lë surprizë. "Uroj që 'Dashuria e Bjeshkëve të Nemuna 2' ta ketë suksesin siç e ka pasur pjesa e parë e këtij filmi. Pas kthimit tim nga pushimi në bregdet, planifikoj ti nisë edhe disa projekte për të cilat nuk mund të flasë tani. Le të jetë surprizë për adhuruesit e mi", thotë në fund ajo.
(K. Bajrami / zeri)

Diellza Kolgeci Rikthehet Në Filmin “Dashuria E Bjeshkëve Të Nemuna 2”