>
BIOSHQIP

Diellza Kolgeci: Nuk Lejoj Që Fama Të Drejtojë Jetën Time

08-09-2012
Filmi kosovar "Bjeshkët e Nëmuna", do të rikthehet pas 16 vitesh dhe përsëri protagonistja e tij, do të jetë artistja Diellza Kolgeci. Ish Miss Kosova, do të vij këtë herë në rolin e një femre në karrierë dhe më të sigurt në vete duke lënë pas kështu vajzën e vogël të para shumë viteve. Në një intervistë për suplementin "TH&TH" bukuroshja Diellza tregon për xhirimet e filmit më të ri, projektet e saj të ardhshme si në jetë ashtu edhe në fushën profesionale. Diellza në 25 korrik kanë nisur xhirimet për filmit tuaj më të fundit "Dashuria e Bjeshkëve të Nëmuna" si do të riktheheni pas 16 vjetësh? Pas gati 16 viteve sigurisht që rikthimi im do të ketë shumë ndryshime. Rolido të jetë më i ndërlikuar pasi nuk jam me ajo adoleshentja e përkëdhelur, tani jam një femër me një karrierë në New York. Një femër e pjekur e që ka kaluar shumë gjëra e që nga ajo kohë është një person tjetër por që e kaluara e saj lidhet edhe me të sotmen. Sa rëndësi ka për ju ky rol dhe sa jeni përfshirë në të ? Sikurse edhe roli kur isha përkrah aktorit të madh Faruk Begolli edhe tani është një rol kryesor që ka shumë përgjegjësi dhe është i rëndësisë së madhe, pasi edhe këtë herë jam personazh kryesor. Por ajo që është edhe më e rëndësishme është fakti se luajnë edhe aktor shumë të mëdhenj siç është Qun Lajqi. Çfarë e bën të veçantë këtë film bazuar në këndvështimin tuaj? Ka shumë gjëra që e bëjnë të veçantë këtë film, por atë ç'ka dua të zbuloj është se këtë herë nuk preket vetëm Kosova por edhe Shqipëria dhe do ketë shumë moment interesante në të. Çdo të thotë të punosh me regjisorin Ekrem Kryeziu, një nga regjisorët më në zë në Kosovë? Është kënaqësi të punosh me njerëz që janë aq profesionistë dhe këtë kanë dëshmuar me punën e tyre, siç është edhe Ekrem Kryeziu. Pas përfundimit të xhirimeve të filmit cilat do të jenë projektet tuaja të ardhshme? Kam projekte por tani jam e përqëndruar në këtë film dhe nuk do doja të flisja për diçka që ende s'kam filluar. Do t'iu informoj kur të vij koha (qesh). Do të jeni pjesë e ndonjë programi televiziv në Shqipëri ose në Kosovë? Ende nuk di. Ku ndiheni me komode në prezantim apo në aktrim? Janë dy gjëra krejtësisht ndryshe, por që të dyja janë të këndshme dhe më argëtojnë shumë. Si e kujtoni prezantimin në "E Diell"? Në "E Diell" jam kënaqur dhe argëtuar shumë. E kujtoj me shumë dashuri. Do të riktheheshit përsëri në Shqipëri, nëse do t'iu ofrohej një tjetër projekt televiziv? Nëse më ofrohet ndonje gjë interesante e që më vjen përshtat pse jo (qesh). Vini shpesh në Tiranë? Në Tiranë vij sa herë gjej kohën. Më pëlqen Tirana dhe e dua shumë. Kam miq të mirë atje ndaj ia vlen ta vizitoj. Ndërkohë dimë që ushtroni edhe profesionin e juristes, si arrini t'i menaxhoni të gjitha? Të gjitha i menaxhoj vet. Duhet të kesh dëshirë dhe energji pozitive, por mbi të gjitha edhe kohë. Sa e pranishme vazhdon të jetë moda dhe modelimi në jetën tuaj, duke qenë se jeni shpallur edhe Miss Kosova në vitin 1996? Miss Kosova jam zgjedhur vitin '96 e modelimi ka qenë çdo herë hobi jo profesion. Jam marr me të kur është paguar mirë dhe ende vazhdoj të merrem kur ia vlen të bëj ndonjë reklamë. Po përsa i përket dizajnimit, keni menduar të keni një linjë tuajën veshjesh? Kam pasur disa "revy" që nga viti 2002 dhe kam pasur atelien time për 2 vite, si dhe katalogun tim me dizajne, të cilat i kanë prezantuar modelet, artistet këngëtaret tona. Po muzikën e keni menduar ndonjëherë si pjesë të karrierës tuaj? Në moshën 6- vjeçare kam filluar me këngën isha edhe balerinë e vogël dhe muzika po ashtu më pëlqente. Kur u rrita nuk ishte diçka që unë e doja si profesion, edhe pse bëra 2 këngë të cilat u realizuan për projekte televizive. Herë pas here argëtohem me to. Si e kujtoni pjesëmarrjen në Miss Kosova dhe sa ka ndryshuar Diellza që prej asaj kohe? E kujtoj me dashuri. Çdo vajzë në moshë 17- vjeçare ka dëshirë të jetë Miss. Eh sa kam ndryshuar?! Mendoj se vitet e jeta e bën të tyren, por në përgjithësi jam ende e njëjta. Me shumë dëshira për jetën, shoqërinë ,argëtim dhe sfida. Sa e keni ndjerë konkurrencën në fushën e modës? Konkurrencë nuk ndjej sepse çdo njeri ka veçantinë e tij. Asnjëherë s'jam ndjerë e kërcënuar nga dikush në asnje fushë. Unë përqëndrohem vetëm në punën time dhe nuk mendoj për të tjerët. Çfarë është e bukura për Diellzën? Çdo gjë që të bën të ndihesh mirë dhe e lumtur, është e bukur për mua. Ekziston në art ajo? Patjetër që ekziston në art. Arti i bën njerëzit të shprehen si duan të ndihen mire e bukur në brendësi. Sa ka ndikuar bukuria juaj që të ishit e sukseshme në art apo dhe në fushat e tjera në jetë? Ka shumë vajza të bukura gjithë andej por çelësi i suksesit nuk është vetëm bukuria. Jeta ka shumë sfida e ato duhen fituar me personalitetin që ke, me atë ç'ka je ti jo vetem në dukje por edhe në mendje. Po dashuria ç'vend zë në jetën tuaj? Po të ishte dashuria nuk do mundja të realizoja aq shumë pune e projekte. Dashuria ka rëndësi të veçantë në çdo gjë që bën. Jeni e dashuruar aktualisht? Mendoj që njeriu dashurohet vërtet vetëm një herë, e unë nuk do t'iu përgjigjem këtë herë (qesh) Sa kujdeseni për veten duke parë edhe linjat tuaja të cilat janë gjithnjë perfekte? Unë i kushtoj rëndësi ushqimit të shëndetshëm, i ha të gjitha por dua që ushqimi të jetë bio. Pjata juaj e preferuar? Më pëlqen peshku, sallatrat, rukola, pasta etj. Sa kujdeseni për pamjen tuaj? Përveç kremërave që blej deri më tani, nuk kam bërë asnjë trajtim në jetën time përveç masazheve relaksuese. Keni ndonjë firmë veshjesh të preferuar? Më pëlqen Burberry, Chanel, Valentino, etj. Si është një ditë e zakonshme për ju? Takime pune, me shoqërimë, familjarë etj. Më pëlqen të shoh ndonjë film, të lexoj dhe herë pas here merrem me sport, tenis, e not. Pushuat këtë verë dhe ku? E adhuroj verën dhe aktivitetet e mia pushojnë në këtë kohë. Në bregdet qëndroj rreth 2 muaj dhe kënaqem me diell e det. Sa relaksuese ishin dhe me kë ishit? Isha me njerëz që i dua. Lexoni gjatë pushimeve dhe cili është autori i preferuar? Lexoj mjaft. Kam shumë autor por po veçoj Orhan Pamuk, pasi libri i fundit që lexova ishte nga ai. Sa e rëndësishme është familja për ju? Gjëja më e shenjtë dhe më e rëndësishme për mua është familja. Sa ndikon në përditshmërinë tuaj fakti i të qënit një njeri publik, jo vetëm në Kosovë por edhe në Shqipëri? Aspak. Nuk lejoj që fama të ndikoj në jetën time. Unë nuk lejoj të jem rob i famës siç lejonë shumë fytyra publike. Unë as që i jap rëndësi këtij fakti, pasi jam rritur në një familje ku çdo herë, kemi qenë në qendër të vëmendjes. E di shumë mirë që jeta ime duhet të menaxhohet nga unë dhe jo nga të tjerët, jeta është shumë e shkurtër që ta jetosh me maskë. Si i keni marrëdhëniet me mediat dhe jeni bezdisur nga thashethemet? Thashetheme ka për çdo kënd edhe për ata që s'janë fytyra publike. Thashethemet janëpër njerëz të klasës së ulët, njerëz që s'janë të kënaqur me veten, njerëz pa edukatë e ata unë i injoroj dhe nuk i shoh e as nuk i respektoj. Me mediat i kam punët mirë, dhe sidomos me ato që janë media profesionale. Sa i përket atyre mediave që merren me fjalë të kafeneve, ato janë thjesht të injoruara nga ana ime.
(XHULIA KARAVELLA /Thash&Them)

Diellza Kolgeci: Nuk Lejoj Që Fama Të Drejtojë Jetën Time