>
BIOSHQIP

Diellza Kolgeci, E Pakënaqur Me Udhëheqësit Politikë

20-10-2012
Edhe modelja e njohur Diellza Kolgeci si shumë njerëz të tjerë të Kosovës është mjaftë e zhgënjyer me gjendjen dhe situatën politike që po ndodhë ditëve të fundit në vend. Ndonëse sipas saj udhëheqësit tanë duhet të punojnë shumë në mënyrë që qytetarët e Kosovës të kenë një jetë më të mirë dhe jo të vuajnë çdo ditë e më shumë nga kjo jetë që ua kanë sjellë pushtetarët tanë.

"Mendoj që këto ditë kanë qenë të rënda për të gjithë ne. Situata nuk është ajo që ne e dëshirojmë, nuk është ajo që populli e dëshiron. Falë durimit që ka ky popull situata ende vazhdon të jetë disi e qetë, por sa do të vazhdoj të jetë e tillë ajo varet nga ata që e kanë timonin e pushtetit se si ata do të veprojnë në vazhdim por që era e mirë nuk po i vjen", ka thënë ajo për "Zëri".

Sipas Diellzës pushtetarët tanë janë aty për shkak se populli vet i votoi dhe ata duhet për ca gjëra të debatojnë më gjatë e më seriozisht kur bëhet fjalë për tokën e pasurinë e Kosovës.

"Është e vërtetë që shpeshherë ata nuk mund të jenë shumë të hapur dhe të shpjegojnë çdo veprim që bëjnë por që për këto ndodhitë e fundit duhet të bëjnë më shumë analiza se këto shitjet e fundit që po ndodhin mua nuk po më duken aspak të përshtatshëm", shton ajo. Tërë barrën e kësaj po e pëson vet populli i cili çdo ditë e më tepër po e ka të vështirë të mbijetoj.

"E lexova një thënie që më pëlqeu e që është thënë nga Ortega 'Nuk është faji i Cezarit që triumfon por i atyre që ja bëjnë të mundur triumfin', edhe populli s'ka faj se besoi në fjalët e fushatës. Po të ishte e mundur të bëhet një kontratë mes popullit dhe atyre që janë në pushtet para se të marrin pushtetin do ishte ndryshe. Por që ja politika e ka këtë dhe nuk thuhet kot se nëse do dikë ta njohësh më mirë jepja pushtetin dhe pasurinë e në këtë rast neve ky njoftim po na kushton shtrenjtë", është shprehur në fund Diellza.
(K. Bajrami / zeri)

Diellza Kolgeci, E Pakënaqur Me Udhëheqësit Politikë