>
BIOSHQIP

Diellza Kolgeci Realizon Një Kalendar Për Vitin E Ri

31-12-2012
Vajza e shume profesioneve, Diellza Kolgeci, e cila para pak kohe u shfaq si tullace ne nje sfilate, kete vit ka realizuar nje fotoshoot te vecante per kalendarin 2013 qe do te jete nje dhurate per fansat dhe miqte e saj.

"Kalendari per here te pare eshte bere bardh e zi dhe per kete jam inspiruar nga nje foto e prinderve te mi. Eshte nje kalendar klasik, ku cdo foto ka nje pjese te shkruar qe mbart nje mesazh.", ka thene Diellza per revisten "Paloma".

Diellza ka pak muaj qe ka perfunduar xhirimet e filmit "Dashuria e Bjeshkeve te Nemuna 2", ku ajo luan rolin kryesor, e qe pritet te lancohet ne mars te vitit 2013. Ajo e pelqen aktrimin por nuk mendon se do e preferonte si profesion te pare. Karakterit te saj i pershtatet me se miri profesioni si juriste, qe e ve ne sfide dhe sic thote ajo, gjerat qe e vene ne sfide ajo i ben me se miri.

34 vjecare por ende me nje seksi look "vrastar", Diellza eshte nje menaxhere e perpikte e kohes dhe hapesires ku vepron, por qe nuk ka preferuar te zbuloj asgje ne lidhje me dashurine, pas lidhjes se fundit me nje basketbollist.
(Albavipnews)

Diellza Kolgeci Realizon Një Kalendar Për Vitin E Ri