>
BIOSHQIP

Diellza Vendos Të Martohet Brenda Dy Vjetësh

21-03-2014
Është njëra prej vajzave e cila suksesin e saj e ka shijuar që kurse ishte fëmijë. Diellza Kolgeci në një intervistë për Express tregon shumë gjëra, për jetën e saj si fëmijë, për karrierën e saj si një biznesmene, këngëtare, aktore por edhe për linjën e saj të modës.

Ajo u rrit në një familje e cila gjithmonë ishte në qendër të vëmendjes së opinionit publik. Babai i saj, Remzi Kolgeci, ishte kryetar i Kosovës dhe ajo ka marrë këshilla të dobishme nga ai që Diellzës i shërbejnë në çdo hap të jetës. Në këtë intervistë të gjatë për Express, bukuroshja kosovare flet për aktrimin, këngën, sportet e saj të preferuara, për planet e saj në të ardhmen dhe në fund për një kusht që ajo ja ka vënë vetës, “të martohet brenda dy vitesh”.

Fëmijëria dhe adoleshenca



Express: Keni filluar me karrierë në vitin 1996-97. Por, keni qenë e pranishme në skenë edhe si fëmijë. A mund të na përshkruash ndjenjate juaja të para në skenë?

Diellza: Janë dy emocione krejt të ndryshme. P.sh kur kam qenë fëmijë kam dal për herë të parë si balerinë e vogël në skenë dhe i kam pas rreth 4-5 vjeç, sepse e di që ende nuk kam qenë në shkollë. Ka qenë një emocion shumë i veçantë sepse me dukej vetja tamam si një yll pasi që krejt publiku ishte me shikim nga unë. Normal edhe balerinat e tjera ishin të vogla por roli i princeshës me takonte mua. Ka qenë me të vërtetë një ndjenjë e mirë që nuk krahasohet me asnjë ndjenjë tjetër. Madje, me kujtohet edhe dridhja e zemrës saqë habitëm duke thënë se si fëmija duhet me qenë aq i emocionuar. Unë edhe pse kam kam qenë fëmijë i kam kuptuar shumë mirë gjërat për shkak se kam qenë si fëmijë shumë kureshtare. Për, këtë e dinë familja e ime sa kanë heq me mua, madje edhe fqinjët të cilët ende me përmendin në lagjen Ulpiana, por në të njëjtën kohë edhe me donë. Kam qenë një fëmijë shumë i gjallë. Tani kjo pjesa tjetër, si e rritur - apo si adoleshente, ka qenë prapë një emocion tjetër sepse njeri kur është adoleshent mendon që i dinë të gjitha dhe është më i miri. Pra, e ke një bindje tjetër dhe për këtë thirret mosha më problematike. Kur kam konkurruar për herë të parë për Mis Kosova më 1996, i organizuar nga Republika e Kosovës në bashkë-organizim me revistën Kosovarja e cila ka qenë e vetmja revistë prestigjioze dhe më e famshme në atë kohë, kam thënë prej fillimit se unë kam me fitu dhe unë duhet me fitu dhe është marrë ajo punë si diçka normale. Kur jam zgjedh mis, normal jam emocionuar prej brohoritjeve të publikut që kanë qenë në atë kohë 12 000 në Sallën e madhe të Pallatit të Rinisë , e cila sallë sot nuk ekziston për shkak se është djegur dhe ashtu ka mbet edhe pse është rinovuar pak. Ka qenë një emocion krejt tjetër sepse kur fillojnë tërë ata njerëz ta brohorasin emrin tënd edhe nëse je njeri më pandjenja në botë të bën me u ndier më mirë por në të njëjtën kohë të bën me u frikësuar ndoshta prej asaj ndjenje të mirë.



Express: Mbesim të fëmijëria. Juishit balerinë kur ishite vogël. A ka ndikuar kjo që sot të jeni një femër kaq e bukur dhe në formë sot?

Diellza: Unë mendoj që për një trup të shëndetshëm ndikon edhe gjeni, ndikon shumë ushqimi por ndikon edhe aktiviteti me të cilin ti je marrë gjatë fëmijërisë. Padyshim ka ndikuar edhe baleti sepse unë prej fëmijërisë së hershme jam marrë edhe me skijim, me sporte të tjera, me not, me tenis kështu që kanë ndikuar edhe këto gjëra të tjera të cilat unë asnjëherë nuk i lë , sportin nuk e lë.

Express: A e ushtron prapë ndonjë sport që e ke ushtruar atëherë?

Diellza: Po tenisin. Sa herë që kam kohë dhe ka mot të mirë sepse dihet që në Prishtinë nuk ka ndonjë ambient të mbyllur ku mundesh me e praktiku sportin edhe në kohën e keqe. Kështu që notin, skijimin, tenisin çdo herë e kam edhe kick-boksin herë pas here.

Express: A ke ëndërruar të jesh një tenisere e famshme?

Diellza: Po gjithsesi. Unë e kam dashur sportin shumë madje edhe futboll kam luajtur shumë mirë edhe luaj mirë. Pasi që unë nuk kam motër kam vetëm vëllezër, jam marrë shumë edhe me këto sporte që janë quajtur sporte të meshkujve sepse unë mendoj që sporti nuk njeh gjini, por që e di që kam talent dhe kam talent për sport në përgjithësi sepse e kam pasur edhe fuqinë por edhe e kam dashtë sportin. Për fat të keq tek ne kushtet nuk të kanë ofruar sepse skiatore dhe tenisere e mirë kisha qenë. Kam marrë pjesë në gara të skijimit më parë në kohën e ish-Jugosllavisë, kam qenë e treta në grupin e cicibanëve -kështu që me atëkohë kanë përfunduar edhe garat e mija.



Express: Mos është kjo një ëndërr e juaja e parealizuar...

Diellza: Ndoshta ëndërr nuk kisha me e quajt sepse ëndrra ndonjëherë lidhet më atë se çfarë të piqet në familje. Ndoshta për shkak të asaj që nuk ka shkollë të tenisit tek ne, nuk ka si të të përparosh më tutje atëherë, nuk ka qenë si diçka si ëndërr. Por, me e pas si hobi dhe me luajt atë vazhdon ende.

Express: Nga ana tjetër ju jeni rritur në shtëpinë e një politikani i cili vazhdimisht është përcjell nga publiku. Si është kjo ndjenjë të jetosh në shtëpinë e një çifti VIP?

Diellza: Tash normal artisti prej artistit dallon, gazetari prej gazetarit, politikani prej politikanit. Në atë moshë çfarë kam qenë unë, 8 vjeçare, babi i imë ka qenë kryetar i Kosovës në kohën më të vështirë për popullin tonë. Kohë më të rrezikshme për popullin tonë dhe sidomos për ata njerëz që kanë qenë intelektual edhe në politikë nuk ka pas. Dihet pse? Ka qenë interesant sepse që në kohën kur kam qenë fëmijë isha një fëmijë i përkëdhelur, i lazdruar, shumë kureshtare por në të njëjtën kohë jam rritur edhe me lajme. Edhe pse isha më e vogla në familje kam qenë gjithmonë afër prindërve të mijë, kudo që janë shkuar ata. Desha apo nuk desha unë jam ndikuar prej krejt situatës që ka ndodhur në familje. Ka pasur situata shumë të rënda në vitet 88, 89... ku mua me kujtohet që shumë gazetarë hynin dhe dilnin prej shtëpisë sonë. Me kujtohet njëherë kur kam qenë veç vet dhe ka ardhur milicia (po e quaj me emrin e atëhershëm), ka trokitur në dyert për me ardhur me i marrë telefonat sepse kanë qenë dy numra të telefonit. Unë isha vet dhe ata e kanë kontrolluar tërë shtëpinë dhe nëse ka pasur telefaks në atë kohë, ata i kanë marrë. Me kanë pyetur “A dinë ku e ka babi i yt armën”, edhe pse ajo ishte një armë me leje por ata me kanë pyetur mua si fëmijë sepse thonë se fëmija “çka ka tregon në shtëpi”. Por, unë edhe pse e kam ditur mirë serbokroatishten jam bë sikur nuk po i kuptoj edhe me kaq e kanë lënë. Kjo ka qenë një lloj traume që unë e mbaj mend dhe me pat prek shumë. Në të njëjtën kohë isha e frikësuar, por në të njëjtën kohë kam qenë, nuk di si ta shpjegoi, e kam konsideru veten si të madhe. Por sado që ka pasur të këtilla momente në familjen time unë jam rritur me momente të bukura. Në të njëjtën kohë për shkak të profesionit të babit që e ka pas, ka pasur edhe situata shumë të rënda të cilat gjithmonë mbesin në kujtesë. Është një nder kujtimet kur në vitin 88 kanë qenë demonstratat më të mëdha. Me kujtohet kur babi ka vrapuar pas minatorëve por unë kur e ka pa në lajme që ka qenë një nder të rrallët që ka hy në minierë në thellësi ku minatorët kanë pas greva. Pastaj demonstratat në Prishtinë ku kishin ardhur nga gjitha vendet e Kosovës dhe babi ka pas një fjalim dhe gjithë familja e përcillnim nën ethe së thuhej se do ishte një katastrofë nëse nuk do të shpërndaheshin demonstruesit por pas fjalimit të babit me fjalë shumë prekëse, xhirime këto qe i ruaj ende, demonstruesit u shpërndanë dhe e di që edhe pse e vogël në moshe zemra me rrihte më të madhe sa që nuk di ta përshkruaj atë ndjejnë. Vetëm se, sa herë e kujtoj gjunjët me dridhen.



Express: Tash, z. Remzi Kolgeci nuk është më në mesin tonë. Sa po ju mungon babi?

Diellza: Babi ka qenë shoku më i mirë. Ka qenë një njeri që me ka kuptuar totalisht, një njeri shumë demokrat. Të gjithë ata që e njohin e dinë, e dinë që ai ka qenë një njeri shumë i afërt më të gjitha gjeneratat që kanë qenë pranë tij. Ka ditur të kuptojë çdo botë të njeriut që është shumë interesant. Me mungon shumë. Pikësëpari me mungojnë ato muhabetet, ai muhabeti i tij i sinqertë, këshillat e tij që asnjëherë nuk kanë qenë në atë formën e këshillës, por thjesht në formë të muhabetit ai m’i ka dhënë këshillat. Pra, mos me u vërejt që ai mua po më këshillon. Ka qenë një njeri i mrekullueshëm edhe shumë direkt, cilësi që ndoshta e kam trashëguar prej tij.



Express: Ku dhe si e keni përjetuar luftën e fundit 1998-99?

Diellza: Lufta ishte e tmerrshme. Viti 98, edhe pse tek ne shumica luftën e konsiderojnë vetëm prej datës së bombardimeve të NATO-s, por ajo lufta që është ndjerë ka filluar prej vitit 1997, por në 98-ën kanë filluar vrasjet e njerëzve. Më kujtohet kur nuk patëm dal prej shtëpisë tre muaj në Prishtinë sepse ishim si në një lloj panike, ku gjatë ditës dilnim kurse gjatë natës u fikshin edhe dritat për shkak se ishin edhe snajperista që na përcillnin, përderisa përndjekshin edhe familje të ndryshme, pra ishte njëfarë lloj frike. Me kujtohet pak para bombardimeve të 99-ës, në mars, William Walker vjen me u përshëndet më babin tim dhe na thotë që duhet të largohemi në Shkup gjithsesi dhe mos të rrimë, sepse ai kishte informata dhe i kishte përgatitur për familjen time vizat dhe garancionet që të shkojmë në Amerikë, të largohemi për një kohë. Por, ne mendonim që bombardimet kanë me zgjatur vetëm 2-3 ditë, ashtu siç menduam të gjithë ne, por për fat të mirë, me insistimin e William Walker që ka thirr çdo ditë babin u larguam. Mua me vjen shumë keq që ndoshta në shpirt krejt familja kemi qenë mirënjohëse por në fakt pas luftës vetëm njëherë jemi takuar. Nuk na ka ra më shumë me e taku, për më i tregu sesa jam mirënjohëse sepse më vonë ke mundur ta kuptoje se çfarë kishte ndodhur nëse ti kishe qëndruar këtu. Me kujtohet që më 22 mars William Walker ka thirr për herë të fundit në telefon të babit edhe na ka thënë që gjithsesi duhet me u largu, pasi që për në Shkup është bllokuar rruga. Ne kemi dalë atëherë për Bullgari. Nga Bullgaria kemi shkuar unë, babi, mami dhe vëllezërit. Por unë kam udhëtuar për në Amerikë kurse ata jo. Unë e kam marrë vizën kurse këta kanë mbetur aty duke menduar që bombardimet do të përfundojnë shpejt dhe ata kthehen në Kosovë. Kam udhëtuar për në Amerikë një javë pas bombardimeve në New York tek tezet e mija. Siç na ka treguar një fqinje e jona, një ditë pasi jemi larguar më 23 mars të vitit 1999 kanë ardhur disa milicë apo policë çka me i quajt, që kanë dashur kinse me na marrë në pyetje mua dhe babin tim. Kur e kujtojë këtë dhe them çka nëse do të kishim qenë - aty kanë qenë në pyetje 24 orë - po të kishim qenë çka kishte ndodh sepse dihet çfarë ka ndodh me shumicën e femrave në atë kohë, gjëra që nuk podua as ti ceki, veç ato mendime me kanë shkuar në mend. Atëherë, menjëherë me kaplojnë ethet, e pikërisht këtu i falënderohem njeriun që ka insistuar ne të largohemi, e ai është William Walker.



Express: Kthehemi edhe njëherë para luftës. Publiku dhe shqiptarët ju kujtohesh shumë mirë me rolin e juaj në filmin “Dashuria e Bjeshkëve të Nemura”. Si erdhi ky rol?

Diellza: Ekrem Kryeziu regjisori, pasi që jam shpallur unë mis ai veç e patë bërë skenarin dhe në skenar e ka pas një vajzë me emrin Diellza. Ai duke i përcjell disa intervista të mia, duke më përcjell mua në skenë e ka thirr babin tim në telefon dhe i ka thënë se e ka një skenar dhe po dua që Diellza me e luajt. Edhe pse e di, që unë, as që kam pas ndonjë orë të kryer të aktrimit dhe kam qenë totalisht amatore në atë aspekt, por kur e kam lexuar skenarin e di që edhe babit i patë pëlqyer, por edhe mua me pat prek shumë sepse ka qenë më të vërtetë një skenar interesant. Më kujtohet se pak kam qenë skeptike pasi që m’u prishke pushimi, sepse filmi u xhironte verës, dhe për shkak se unë në atë kohë isha adoleshente dhe mendoja me u kënaq dhe aspak s’ mendoja që tani unë me atë film do të bëhem edhe më e e famshme. Me kujtohet që e pata thirr Ekremin dhe i pata thënë se a mundet të shtyjë edhe pak xhirimet sepse unë jam në Ulqin dhe po dua më e zgjat pushimin. Ai mu lut por e di që kam shkuar prapë me vonesë 5 ditë. Deri sa kam shkuar në Rugovë, atëherë ka qenë rruga mizërie e keqe, po edhe ka qenë situatë shumë e keqe. Kemi xhiruar të rrethuar me serbë, me milici, me ushtri. Ka qenë situatë e rënd dhe ne kemi xhiruar 10 ditë. Por, për ne ka qenë një përvojë shumë e mirë sidomospër mua sepse kam qenë shumë e re dhe kam bashkëpunuar me njerëz aq të mëdhenj të artit. Këtu duhet marrë parasysh që në rolin kryesor ka qenë Faruk Begolli dhe unë dhe Donat Qosja, pra ne të tre e kemi nda rolin kryesor. Ka qenë një eksperiencë shumë interesante dhe e mirë që unë asnjëherë nuk e harrojë.



Express: Pas luftës kur u ktheve në Kosovë me çfarë aktivitetesh mirreshe?

Diellza: Duhet të them se para luftës disa herë kam shkuar në New York të tezet e mija, por gjatë luftës më 5 prill 1999 dhe jam kthyer pas një viti e gjysmë në Kosovë. Pastaj kam vazhduar të shkojë herë pas here. Shumë shpesh shkoja në New York derisa me ka lodhur rruga dhe tani shkojë njëherë ose dy herë në vit, gjithsesi. Në Kosovë jam kthyer në fund të 2001-ës edhe kur jam kthyer një nder aktivitet e para ka qenë, pasi që ka sillesha lexoja shumë për ngjarjet e luftës të cilat me preknin shumë, për atë çfarë ka ndodhur këtu, etj, edhe pse edhe në SHBA i përcillja lajmet dhe aktivitetet çfarë ka ndodhur në Kosovë, fillova të merresha me aktivitete humanitare. Disa gjëra të tmerrshme që kanë ndodhur në Kosovë por më së shumti me kanë prekur fëmijët që kishin mbetur pa prind, e po ashtu edhe invalid të luftës të cilët ishin edhe shumë shokë të mijë dhe miq të mijë që më të vërtetë kanë dhënë shumë. M’u duk se në atë kohë nuk merrnin asgjë, edhe pse ishte fillimi sepse ishim në vitin2001 dhe ishte kohë shumë e shkurt. Kam filluar aktivitetin e parë me një grup të shoqërisë sime ku organizuam një mbrëmje rinore për të grumbulluar të holla për fëmijët bonjakë ku ato para shkonin në një fond ku drejtoreshë ishte dr. Flora Brovina, edhe pse ajo në atë kohë ende ishte në burg dhe për invalid të luftës ku kryetar i shoqatës së tyre ishte Vehbi Rafuna. Pastaj kanë filluar aktivitete me rini. Me punë në vitin 2001, e kam hap një “rent a car” në Prishtinë kurse unë kam qenë edhe menaxhere e firmës Kim Trade e cila ka qenë një firmë që merrej me shitje të derivateve por në kuadër të saj ka pasur edhe dhënien e makinave me qira. Pra në kuadër të kësaj firme unë e kam hapur “rent a car” ku kam qenë drejtoreshë e asaj firme dhe menaxhere e firmës Kim Trade, e cila ishte njëra prej firmave më të forta dhe më të suksesshme në atë kohë pasi që është marrë me derivate. Por, pas nuk kam mbetur as me aktivitete të tjera të showbizzit, etj.



Express: Në karrierën e juaj ju keni provuar që edhe të këndoni. Ishte ky një hobi apo cilat ishin synimet e juaja me muzikën?

Diellza: Me muzikë unë jam marrë shumë herët. Për herë të parë kam kënduar në moshën 6 vjeçe ku kam kënduar në Akorde të Kosovës, por edhe në emisione të fëmijëve të ndryshme. Por, në moshën madhore i kam bërë dy-tri këngë të cilat kanë qenë në kuadër të ndonjë spektakli. Jo pse unë kam dashur që ta bëj këtë këngë dhe të shkojë dhe të përfitojë prej saj. Thjesht ka qenë një dashuri e vjetër që aty - këtu e ka pas për bazë ndonjë ngjarje. Psh për Miss Kosova 2003 ka qenë kënga “Si Kleopatra”, e cila është bë edhe për atë spektakël dhe ka qenë me një grup aktoresh në skenë, por mandej është bërë edhe spot.

Express: Ju keni pasur edhe një linjë të juaj të modës. A është ende funksionale ajo?

Diellza: Ateleja ka qenë në Qendrën Tregtare në Breg të Diellit për dy vite e gjysmë por në atë kohë Qendra Tregtare nuk punonte dhe ka qenë e vdekur dhe nuk është sikurse është sot që është ngjallë. Për dy vite e gjysmë kam punuar shumë mirë por lokali është dëmtuar pasi që është vërshuar me ujë dhe jam larguar nga aty dhe ka mbet me e gjet një vend tjetër. Por, kjo është një punë që lyp me qenë ju aty, joveç punëtoret e tua. Është një biznes që është i kombinuar me art sepse është art nëse ju dizajnoni një veshje të bukur. Për shkak të angazhimeve që kam nuk kam mundur të jem non-stop aty edhe pse për dy vite e gjysmë ka funksionuar shumë mirë. Por, ky është një biznes që kërkon shumë angazhim, përkushtim dhe që për ta pasur këtë biznes nuk është koha e duhur ta kem.



Express: Vitin e kaluar prapë ju kthyet aktrimit.Në pjesën e dytë të filmit “Dashuria e Bjeshkëve e Nëmura” u fol shumë për pjesën nudo të tuajën në këtë film. Pse e bëtë këtë skenë, ishte në skenar dhe u tregove profesioniste apo si?

Diellza: Nuk mendoj që profesionalizmi tregohet në një skenë të këtillë. Por, po ndalem pak të ajo pse është përfol kaq shumë ajo skenë sepse vetëm ajo skenë është në youtube.com. Ata njerëz që e kanë shikuar filmin premier prej fillimit deri në fund, njerëz profesionist të artit si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri, pasi që në Shqipëri është vështirë që të japin fjalë të mira, ata nuk e potencuan vetëm këtë skenë por edhe të skenat e tjera që kanë qenë shumë të rëndësishme dhe shumë të bukura sipas tyre. Mirëpo pse është bërë ajo skenë? Të them të drejtën, nuk kam qenë absolutisht e përgatitur për atë skenë. Ndoshta më mirë që nuk kam qenë sepse ka ardhur si tap-rrap. Në skenar nuk ka qenë bash qashtu e përshkruar. Por, mu kanë dashur dy tre minuta me e menduar çka, kush, tek kishte me thënë? E di edhe për një pjesë tabu çka mendon e këtij populli tonë por e di edhe këtë pjesën tjetër të popullit tonë që janë me mendje më të hapur. Por, kur kam menduar që ai është film dhe nuk me prezanton mua por dy të rinj të dashuruar në një dhomë të hotelit, unë prapë e them se është shumë normale që këta dy të rinj në një dhomë hoteli nuk luajnë letra dhe as shah por qojnë dashuri. Andaj më është dukur skenë e arsyeshme për atë moment. Është arsyetuar ajo puthje dhe ajo zhveshje në siluetë që është bërë. Por, kur e shoh tek ne që ka zhveshje nëpër spote edhe janë shumë më banale dhe nuk arsyetohen, absolutisht as me tekstin e këngës dhe as me vet spotin, atëherë ajo ka qenë një jetë reale e dy të rinjve në film.



Express: Për rolin e juaj keni marrë kritika pozitive edhe nga njerëz të njohur të skenës. Një ndër ta Çun Lajqi? A ju kanë kënaqur këto kritika?

Diellza: Unë nuk e kam parë filmin komplet para se me u promovuar. Çuni ma dërgon një SMS, ku me jep fjalë të mira, sepse ai nuk jep bash fjalë të mirë në fillim, ai është shumë profesionist, më të vërtetë një aktor i mrekullueshëm që edhe shumë skena na i ka lehtësuar sidomos në skenat në Rugovë. Pjesa e kalërimit ka qenë shumë e vështirë sepse vet terreni në Rugovë është shumë i tmerrshëm dhe i rrezikshëm plus me fermerka të shkurtra që është pjesë shumë e rëndë për një femër. Shyqyr Zotit di me kalëruar shumë mirë por ato skena nuk ishin realizuar aq bukur pa ndihmën e Çunit. Kështu që e vlerësoi shumë mendimin e tij që e ka dhënë atë kritikë të mirë që unë po them kur e kam pa SMS –in në të vërtetë jam gëzuar. Në të njëjtën kohë edhe pas premierës së filmit kam marrë shumë lëvdata edhe nga regjisori Agim Sopi, i cili ishte prezent aty edhe më të vërtetë me pëlqeu atë çka ma tha, me erdhi shumë mirë pasi që ai është profesionist. Në atë kohë edhe ai e publikoi filmin e tij mjaftë të suksesshëm “Agnes”. Me erdhi mirë personalisht që u ofrua dhe më uroi rolin dhe me tha që i ka pëlqyer?

Express: A ju ka ofruar ndokush ndonjë rol të ri dhe a do të pranonit prapë të aktroni?

Diellza: Varët! Artin në përgjithësi e adhuroj dhe kam dëshirë ta bëj herë pas here sepse e marrë si njëfarë lloj sporti, sporti të shpirtit. Por nëse e marrë ndonjë projekt serioz në dorë edhe që ja vlen normal që kisha me marrë pjesë, pse jo. Nuk është një punë që të merr shumë kohë, është për mua njëfarë lloj relaksi për dallim prej sendeve të tjera që i bëj.



“Do martohem brenda dy viteve”

Express: Kalojmë pak tek gjërat e tjera. Sa ju pengojnë thashethemet për jetën e juaj private?

Diellza: Ju edhe më parë me pyetët se si jam ndier unë që jam rritur në një familje të njohur dhe që ka qenë në qendër të vëmendjes pikërisht për shkak të babit tim? Ndoshta prej asaj kohe jam gdhendur apo jam vaksinuar që mos me u ndier keq prej thashethemeve. Normal, sado që jam tip i fortë ndoshta ndonjëherë ndonjë thashetheme të bie në vesh dhe thua se “ka e gjetën këtë rren” sepse thashethemet mund të jenë edhe të vërteta. Mirëpo, kur ato eskalojnë realitetin atëherë munden të me pengojnë pak por jam mësuar më to. Edhe, si thonë, “ja lëshojë ujin”!

Express: Atëherë pse nuk jeni në ndonjë lidhje, a po mendoni për martesë...

Diellza: E di, është pyetje e shpeshtë. Kohët e fundit dikush me tha pse nuk jam martuar ende? Pse? Sepse unë martesën dhe familjen e konsiderojë si diçka shumë të shenjtë. Ndoshta është faji i asaj që jam rritur me dy prindër që kanë qenë shumë të dashuruar me njëri-tjetrin dhe kanë pasur një jetë shumë të lumtur sepse më së pari kanë qenë shokë. Edhe unë ndoshta atë e pres, ndoshta është keq sepse thonë që vajzat gjithmonë bazohen në atë që dëshirojnë të gjejnë tek burri i vet, një element të babit, por nuk po them që nuk ka djem të mirë sepse ka shumë djem të mirë shyqyr Zotit, por ndoshta është faji të unë sepse ende ka diçka që po dua...



Express: Mos është edhe ndonjë mendim sepse shumë thuhet se shqiptarët i frikësohen femrave të suksesshme, kryesisht për shkak të paragjykimeve?

Diellza: Ndoshta është kështu. Por, unë mendoj që një mashkull inteligjent dhe i zgjuar duhet me e dashtë një femër të suksesshme dhe të fortë sepse atëherë nëse vepron kështu shumë obligime dhe barrë të tjera i largohen. Por, unë mendoj që një njeri nëse dëshiron të hyjë në martesë që ajo të jetë përfundimtare pasi që asaj nuk i dihet, por të paktën kur hy në martesë, unë hy me një njeri që më të vërtetë e ndjejë dhe që në të vërtetë mendoj që do të jetë një baba i mirë. Sepse për mua nesër ka me qenë shumë i/e rëndësishëm fëmija. Për këtë arsye ndoshta është kjo që unë shumë kalkuloj, shumë mendoj që ndoshta është e keqe në njërënanë por në njërën anë mendoj që është e mirë për shkak sepse gabimet mund të jenë më të vogla edhe pse prapë po them që jetës nuk i dihet.

Express: Por, a jeni në ndonjë lidhje dhe a keni ndonjë ofertë nga ndonjë mashkull që i plotëson kushtet që i përmende?

Diellza: Ofertat nuk mungojnë, por prapë po them se ndoshta është problemi ende tek unë. Po e quaj problem, po bëhem pak e ashpër me veten, për shkak se ndoshta gjithmonë thua që hajt se po e bëj këtë por mandej thua duhet me menduar më shumë për këtë. Njeriu në fakt duhet të jetë i gatshëm edhe ta marrë hapin tap- rrap. Pasi që vetëm po insistoni, oki, po bëhem e mirë dhe po tregoj. Kam menduar që maksimumi edhe dy vite të krijoi familjen time. I kam vënë vetes kusht, i kam edhe disa gjëra, e di që edhe pas dy viteve del diçka tjetër, thua, po e dua edhe këtë edhe atë, por i kam vënë vetës kusht...



Express: Po jepni indikacione që jeni në një lidhje...

Diellza: Në fakt nuk jam as e fejuar dhe as nuk jam duke shkuar në atë rrugë po ia kam vënë vetes kusht...e bona premtimin, për dy vite do të martohem...kuku çfarë bëra.

Planet në të ardhmen, udhëtimet

Express: Përveç këtyre që i përmende shumë njerëz thonë se je edhe një biznesmene e mirë?

Diellza: Mendoj që jeta është biznes, është bërë biznes, por varët kush si e kupton. Nga fëmijëria kam ditë të kursej pare dhe kur ju kanë dashur p.sh vëllezërve të mijë, sepse ata më shpejt i kanë shpenzuar, kur ju kanë dashur paret ju kam dhënë por kur ju kam dhënë me kushte, p.sh po e marrë në atë kohë, nëse mi kanë kërkuar 5 dinarë është dashtë që të mi kthejnë 7. Në jetën tash kam dëshirë të bëj gjithçka vet, kam dëshirë me u sfiduar në gjithçka. Madje jam sfiduar edhe në biznese të rënda. Thashë kam qenë në biznese të mëdha dhe menaxhere në vitin 2001 në njërën prej firmave më të mëdha në Kosovë që është marrë me derivate. Tani mendoni në atë kohë me u marrë me menaxhimin e derivateve që ka qenë një lloj monopoli sepse vetëm Kim Trade ka shpërnda derivate. Mirëpo këtë e mora drejtpërdrejt si biznes, por nëse nuk dini të bëni biznes mirë atëherë jeta e juaj ka me dështuar. Po e them këtë, biznes në përgjithësi, duke e futur edhe jetën duhet me kalkuluar gjithçka. Ndoshta psiçikisht lodhesh shumë, ndonjëherë është mirë mos me ndryshuar shumë mos me pas shumë mendime por vetëm të futesh direkt me e vazhduar ashtu, por suksesi mandej....

Express: A ka paragjykime për femrat e bukura që bëjnë biznes?

Diellza: Po është kështu, por ky paragjykim nuk është vetëm tek shqiptarët por edhe tek të tjerët ku thonë se një femër e bukur nuk është edhe e mençur. Unë e kam thënë edhe më parë se bukuria është e rëndësishme si tek femrat ashtu edhe tek meshkujt. Ajo ndikon edhe sot. Politikanët që po janë më të bukur po marrin vota, një gjë që është shumë e vërtetë. Kjo është edhe tek ne. Pamja është e rëndësishme por sa të ndihmon ajo për boksat që ke me i marrë atëherë në jetë, atëherë kjo është një pikëpyetje. Ata boksa duhet me përballu dhe më i luftuar dhe me fituar vetëm me personalitetin tënd. Ose duhesh me qenë e fortë, ose mos me u marrë me atë punë fare.

Express: Kur mendoni që do të filloni me profesionin e avokates?

Diellza: Unë si juriste vetëm punojë aty këtu. Mirëpo, profesionin e avokates do ta ushtroi në momentin kur ta marrë lejen. E kam zhagitë pak këtë punë, me faj timin, nuk dua t’ja lë askujt fajin, por me fajin tim sepse është thjesht edhe një provim i jurispondencës por që prapë po them shpejt do të më shihni edhe në atë profesion.



Express: Sigurisht pas martesës?

Diellza: Jo, shumë është pas dy viteve. Më shpejt.

Express: Në bazë të disa informacioneve që kam thuhet se ju jeni njëra prej vajzave në Kosovë që lexoni më së shumti. A është e vërtetë?

Diellza: A e dini çka është shumë interesant - kam lexuar shumë që si fëmijë. Në shkollën fillore kam qenë shumë nxënëse e mirë, në shkollën e mesme veç kam qenë më rebele, kam qenë pak problematike, por shkak të moshës pra kam qenë edhe pak problematike. Po në të njëjtën kohë, në shkollëne mesme nuk kam mësuar edhe aq, por kam lexuar libra që nuk kanë të bëjnë me moshën time. Libra të cilat i kam deshtë. Kam lexuar shumë libra në gjuhën kroate pasi që në atë kohë ka pasur më shumë libra në gjuhën kroate. Sidomos me kujtohet si fëmijë kam lexuar libra të këtillë, madje pa shkuar në klasë të parë unë kam lexuar. Kanë qenë stripat me figura, që më siguri ju kujtohen të gjithëve, edhe e kam si njëfarë lloj tradite apo fryme ta quaj të familjes, sepse e di që babi ka lexuar shumë, mami ka lexuar shumë libra psikologjik, sociologjik etj - kështu që kënaqem kur lexoj. Kohën më së shumti kur lexoj, normalisht si të gjithë, është koha e verës dhe pushimeve ku shkyçëm totalisht nga jeta reale. Besoni që nuk kam as internet, as telefon, jam vetëm unë, deti dhe libri.



Express: Njiheni edhe si një vajzë që udhëtoni shumë, sidomos gjatë verës. Cili bregdet të lë më së shumti përshtypje? Thonë që Ulqinin nuk e ndërroni në asnjë verë.

Diellza: Unë kam dëshirë të udhëtojë gjithkund. Po them paratë që i kursej gjatë vitit, i kursej për të vizituar një vend. Pra, i kursej për të mirë. Kam vizituar shumë bregdete, të bukura, snobiste po i quaj kështu kushtimisht, prej Monacos, vendet bregdetare në SHBA, në Europë, etj etj. Ka vende shumë të bukura mirëpo gjithmonë e lidhi diçka më shëndetin. Ulqini e ka një ajër tepër të mirë. Një ajër që është i kombinuar me ajrin e malit, ajrin e Detit. Janë tri lloje të ajrit që mundesh me i gjet në Ulqin. Detin e ka tepër të mirë, normal Deti Adriatik dihet është njëri prej deteve më të mira. Ulqinin e adhuroi për shkak se kemi edhe një apartament atje për mbi 20 vite, por në të njëjtën kohë e njoh në shpirt kur unë mundem me qenë vet me detin. Për atë arsye, e dua shumë dhe e preferoj shumë. Përveç atyre vendeve të tjera, Ulqini mbetet ajo që unë e adhuroi më së shumti.

Express: D.m.th ju jeni e dashuruar në Ulqinin?

Diellza: Në Ulqin po.



Express: A keni ndonjë ngjarje interesant që ju ka ndodh në Ulqin?

Diellza: Sigurisht ka shumë ngjarje, sepse thashë atje kam shkuar që nga fëmijëria me shoqe të mija dhe ka shumë ngjarje dhe kujtime të bukura që i mbaj mend. Ndoshta mundem me e veçuar edhe organizimin e Miss Deti ku kanë marrë pjesë shumë femra nga e gjithë Jugosllavia edhe është zgjedhur trupi më i mirë. Kam qenë ende e re, e di qe kam gënjyer për vite sepse kam qenë vetëm 15 vjeçare por unë i kam thënë që kam qenë 17 vjeçare sepse përndryshe nuk më lejonin të garojë. E pata fituar vendin e parë, dhe të them të drejtën ishin shumë vajza të bukura aty dhe konkurrencë e fortë, ka qenë një emocion shumë i mirë, shumë i veçantë sepse unë fitove në atë garë dhesi shqiptare i munda edhe ato të tjerat. Një tjetër kujtim ka qenë kur kam qenë në plazh të grave, e cila është e shëndetshme për shkak se ka ujë sulfuri, ku ka dalë një gjarpër. Të gjitha gratë janë frikësuar dhe janë larguar por unë nuk frikësohem nga gjarpërinjtë. E di që krejt gratë ashtu të zhveshura, paramendo, kanë filluar që të vrapojnë sepse ka dalë gjarpri dhe e bën panik, kurse unë vetëm pata shkuar dhe e kam kapur si të mos ishte asgjë. E kam ditur që është një gjarpër që nuk është helmues, sepse gjarpërinjtë e detit nuk janë edhe aqhelmues. Por, e kam kapur sepse gjarpri kur e sheh që ju nuk frikësoheni bëhet më i butë dhe nuk të sulmon. E kam kapur dhe e kam futur aty në një shkurre ndërkaq ato gratë me pyesnin se pse nuk e kam mbytur. Andaj shumë ma cekin këtë ngjarje, edhe sot edhe pse ka ndodhur para 15 viteve. Po ashtu me kujtohet në një udhëtim familjar për në bregdet, rrugës diku, hasim në Ramis Kelmendit të cilit ju kishte dëmtuar makina, më saktësisht ju kishte shpuar kraterr dhe babi u ndal me pa çka jka ndodh dhe ai po i tregonte babit se kishte një vrimë në krater dhe po i rrjedh vajo. Për t’u nisuir makina duhet mbyllur vrima pasi, por pasi që nuk kishte afër automekanik kurse unë i dëgjoja. Në atë moment përtypja një çamçakëz, e nxora nga goja dhe ja dhashë Ramiz Kelmendit dhe i thashë që ta mbyllë atë vrimë dhe të nisemi. Hahahah! Tani ai sa heër me takon më kujton këtë ngjarje sepse unë isha shumë e vogl, ndoshta diku 7 vjeçe. Madje ai këtë e tregon edhenë ligjërata të studentëve.



Express: Në fund, cila janë planet e juaja gjatë këtij viti?

Diellza: Jam duke menduar a me e thënë apo jo. Kjo pikërisht për shkak se ndonjëherë njeriu ato idetë dhe për shkak të kushteve, sepse çdo ide varet prej kushteve materiale, anës materiale, por po e them. Jam duke punuar për një projekt emision që e kam shumë më parë, një emision që e kam titulluar që para katër vite dhe quhet “Unë jam ajo”. Një emision talk show me debate të ndryshme ku do të trajtohen tema tabu që ne shpesh hezitojmë ti trajtojmë. Ka me pas shumë këshilla interesante edhe ka ma qenë një show. Pse e kam quajtur “Unë jam ajo”, unë jam ajo që ka me qenë në intervistë me mu, ka me pas fytyra publike nga jeta publike kulturore, artistike, shoqërore, etj.

Express: Në cilin televizion keni vendosur ta shfaqni atë?

Diellza: Ende nuk kam vendosur sepse kur ta përfundoi tërë projektin dhe ta bëj gati atëherë kam menduar që të shkojë dhe të shikoj se ku janë kushtet më të mira që të realizohet ai. Pasi që kam prit kaq gjatë duhet gjithsesi skena të realizohet ashtu si mendojë.



Express: Përveç Ulqinit cili është vendi që keni vendosur që ta vizitoni sivjet?

Diellza: Kah prilli udhëtoj për New York sepse atje duhet me shkuar një herë në vit sepse atje kam familjen dhe familjarë që i vizitoj atje. Ndoshta nga atje, ndoshta nuk e di, diçka të re me e vizituar në SHBA jo pasi që kam qenë më herët në Florida, por që sivjet ndoshta kisha pas dëshirë të vizitoj ka fundi i vitit Tajlandën pasi që nuk kam qenë ende.
(Express)

Diellza Vendos Të Martohet Brenda Dy Vjetësh