>
BIOSHQIP

Aksidentohet Rëndë Gjatë Provave Diellza Kolgeci

12-12-2014
Vajza e ekranit kosovar, Diellza Kolgeci e cila është një nga konkurrentet e sivjetshme të show-t “Dancing with the stars” është aksidentuar rëndë sot gjatë provave, madje ka rrezikuar edhe syrin.

Mësohet se Diellza është aksidentuar, duke u përgatitur për provat e radhës. Konkurentja nga Kosova ka rrëshqitur duke u rrëzuar keq. Diellza është dëmtuar në vetull shumë pranë syrit, ndërsa ka pasur edhe hemorragji.



Po sipas informacioneve ajo është transportuar me urgjencë në një spital provat në Tiranë ku i është dashur të qepet në vendin e çarë e më pas është nisur drejt Kosovës.
(BalkanWeb)

Aksidentohet Rëndë Gjatë Provave Diellza Kolgeci