teksteSHQIP.com
TeksteShqip Mobile Version

DIELLZA KOLGECI :: BIOGRAFIA







Tags: Diellza Kolgeci, Djellza Kolgeci
2


Zgjidhni me sa yje do votoni
  Mesatarja:  5 / Votuan:  56


Diellza Kolgeci

Vendlindja: Prishtinė
Mosha: 36 Vjeē
Ditėlindja: 23 Janar 1978
Shenja e Horoskopit: Ujori

Eshte nje nga ikonat e bukurise kosovare. Nje vajze e re, qe me ambicien e pashoq, ka zgjedhur qe ti beje te gjitha, aq sa edhe per vete ate eshte e veshtire qe te numeroje fushat ku ka eksperimentuar deri me tash.

Diellza Kolgeci eshte teper e njohur ne Kosove, ndersa ketu tek ne ka bere me teper buje me klipin e saj te pare muzikor te quajtur "Si Kleopatra", me pjesemarrjen ne klipin e Ciljetes, si dhe ne shfaqjen per here te pare me nje pjese vallezimi ne kengen e Armend Rexhepagiq, me te cilen ky i fundit debutoi tek "Kenga Magjike 2006". Muzika nuk ka qene ndonjehere qellim ne vetvete per 28 vjecaren simpatike, Pasi kam mundur qe te provoj te gjithe fushat e artit dhe vetem muzika me kishte mbetur e pa eksploruar.

Sigurisht qe klipi im i pare nuk ishte dicka e pa pritur, pasi kam marre pjese ne disa evente muzikore si e ftuar speciale apo si figurante dhe deshira per muziken me shtyu qe te beja dicka te re. Klipi im i pare eshte pritur mjaft mire, e kjo eshte nje arsye me teper qe me ben te punoj edhe per nje klip te ri, te cilin do e realizoj me nje studio te njohur muzikore ketu ne Kosove, thote ajo.

Duket se marredheniet me te mira i ka me pasarelat e modes dhe dizanjimin. Pasi ka hapur nje atelie te sajen, kliente te se ciles sot jane bere emra te njohur te artit, ajo eshte perzgjedhur si modele per disa marka veshjesh e reklamash prestigjoze, jo vetem ne Kosove por edhe ne disa kryeqytete te medha te botes, ku moda eshte kryefjala e dites, si Paris, Milano e New York. E kam vertet shume perzemer moden, dhe sidomos aspektin e dizanjimit, per te cilin une ndoqa edhe nje shkolle specializimi ne Amerike. Tek punet e mia frymezohem pergjithsisht tek elementet e vecante shqiptare, sigurisht pa lene menjane dhe ata te modern.

Por, nisma me e fundit e vajzes se zgjedhur "Miss Body of Europe" mes mijra konkurenteve nga e gjithe bota, duket sa e cuditshme aq edhe guximtare. Nje roman autobiografik, qe do te jete se shpejti ne duart e lexuesve shqiptare, ku bukuroshja do te rrefeje aspekte te vecanta dhe njeheresh te pabesueshme nga jeta e saj. Por jo vetem! Ne faqet e librit, do te jene te gjalla fragmente te shkeputura nga jeta e Diellzes, qe me aspektin artistik, por edhe ate profesional e privat. Nje kuriozitet me shume per gjithe fansat e vajzes simpatike, qe duan te mesojne me teper detaje rreth idhullit te tyre. Te qenit nje shkrimtare nuk eshte dicka e lehte, madje mendoj se kjo fushe kerkon impenjimin me te madh dhe talentin e padiskutueshem. Nje liber autobiografik ka qene nje deshire e kahershme, si per te kthyer nje tjeter faqe ne historine e jetes time, qe si shume njerez te tjere te thjeshte kam patur edhe une ato ulje ngritjet e mia, fatkeqesi, e ne nje prej tyre eshte rrezikuar edhe jeta ime. Mendoj se eshte nje nisme e vecante, qe uroj te dale e sukseshme deri ne fund.

Diellza Kolgeci mund te quhet me plot gojen, vajza qe i ben te gjitha. Sigurisht, diku me profesionalisht e diku e shtyre nga pasioni ajo ka ditur gjithmone te menaxhoje me sukses cdo etape te jetes se saj. Edhe kur mendon qe t,i hyje politikes, pasi fakulteti qe po ndjek aktualisht eshte ai ne profilin e shkencave politike. E nje karriere e tille nuk eshte dicka e papritur, pasi babai i saj eshte nje politikan i njohur ne Kosove.

Ndersa, per te ka ardhur krejt natyrshem edhe eksperienca ne kinematografi, ku deri me tani numeron disa role si aktore protagoniste.

Nese do te vazhdonim me tej lista do behej edhe me e gjate, por kjo per Diellzen eshte e gjitha deshire per te qene nje femer e kompletuar. Edhe aktrimi, edhe te shkruarit apo kenga mbeten serish ceshtje pasioni per te, pasi vendin e pare ne gjerat serioze te jetes vazhdon ta mbaje modelingu dhe dizanjimi, ku dhe atje 28 vjecarja ja ka dale mbane me sukses!


» Dėrgo Korrigjime »




Punuan Biografinė:  Annonim  



PJESEMARRJA NE FESTIVALE





DIELLZA KOLGECI :: NEWS




DIELLZA KOLGECI :: KOMENTE



Kalendari
23/10/2014

Votimi i Javes
   20-26 Tetor 2014

Cilet Janė Rep-Artistet E Rinj Mė Tė Mirė

  2 Ton

  Bonsaton

  Felon Records

  Pizha

  Ex King

  Saggi

Votimi i Javes

Qendra e Dobesimit EquiLybra