>
BIOSHQIP

Edona Llalloshi Vjen Me Këngë Të Përpunuara

12-11-2015
Këngëtarja e mirënjohur, Edona Llalloshi nuk ndalet së punuari sa ju përket projekteve të reja muzikore.
Ajo, tanimë, thuajse është në fund të shtatëzanisë, ku po pret fëmiun e saj të dytë. Aktivitetet e saj nuk janë zbehur aspak. Edona, është duke realizuar një “Cd” me këngë të përpunuara.

“Janë një përmbledhje me këngë popullore, të cilat janë të përpunuara, janë gjithësej 11 këngë”, tha këngëtarja për Kutia.Tv.

Këto këngë do të prezantohen në xhirimet e vitit të ri , ndërsa përmbledhja pritet të publikohet së shpejti. Deri në fund të vitit njëra nga artistet më të dashura për publikun shqiptar do të sjell edhe një videoklip.
(Indeksonline)

Edona Llalloshi Vjen Me Këngë Të Përpunuara