>
BIOSHQIP

Si Ishte 2015-Ta Për Edona Llalloshin?

30-12-2015
Këngëtarja Edona Llalloshi nuk mungoi as këtë vit me projekte muzikore. Ajo gjatë vitit 2015 na solli dy balada, "Duhet" e cila u pëlqye jashtzakonisht shumë me spotin e saj në qendër të Prishtinës dhe "Sonte" balada që solli brenda këtij muaji.

Në një bisedë të shkurtër për Indexonline, Edona ka rrëfyer se sa magjik ka qenë ky vit për të, kjo pasi brenda këtij viti ajo ka marrë lajmin e mrekullueshëm se është shtatëznë për herë të 2-të, dhe gjatë 2016-tës pre djalë.

“Viti 2015 ka qenë një vit shumë i suksesshëm, një vit i mbarë. Gjatë këtij viti kam realizuar tre këngë dhe videoklipe. Fillimi i vitit me këngën kushtuar heroit Agim Ramadani, dy balada që janë pëlqyer mjaftë shumë nga ana e publikut, pastaj kam lansuar albumin live, dhe shumë e shumë mbrëmje e aktivitete të ndryshme muzikore”, ka thënë Llalloshi.

Megjithëse thotë se ka pasur shumë angazhimë, këngëtarja në fjalë, thotë se asnjëherë nuk lë anash më të dashurit e saj, bashkëshortin dhe vajzën e saj.

“Familja është gjëja më e shtrenjtë për mua, megjithëse kam angazhime të shumta mundohem që asnjëherë mos t’i lë anash, andaj për pushime kam qenë me familje në Dubai, ku dhe kam kaluar ditë shumë të mira. Me një fjalë, mund të them se viti 2015 ka qenë një vit fantastik për mua”.
(B.A/Teksteshqip.Com)

Si Ishte 2015-Ta Për Edona Llalloshin?