>
BIOSHQIP

E Verteta E Edones

26-04-2012
Ka vetëm pak ditë që në ekranet tona televizive vazhdon të shfaqet videoprojekti më i ri muzikor i këngëtares Edona Llalloshi. Kënga e titulluar "E vërtetë".
Edona ka përshtypjen se kënga do të pëlqehet në publik, sepse është punuar shumë në të. Tekstin e kë realizuar Avni Qaili, ndërsa orkestrimin dhe kompozimin e ka bërë Virusi.

"Sapo kam lansuar në treg këngën 'E vërtetë' dhe jam e lumtur se kënga vazhdon të pëlqehet në publik. Është një baladë me peshë, që mund të përdoret edhe në festivale. Pra një këngë e punuar me mjeshtri të madhe", ka thënë ajo për "Zëri".

Edona ka planifikuar që pas një kohe të shkurtër të sjellë në treg edhe një projekt tjetër të ri.
(Telegrafi)

E Verteta E Edones