>
BIOSHQIP

Edona Llalloshi Sjell Befasinë E Radhës

28-07-2012
E dashur dhe e çiltër duke u munduar që publikut t'i sjellë gjithnjë befasi, edhe këtë herë këngëtarja Edona Llalloshi do të sjellë një surprizë për adhuruesit. Tani ajo është duke punuar në një projekt të ri muzikor dhe shumë shpejt ky projekt do të jetë në duar të publikut.

Ndonëse nuk preferon të zbuloj më shumë rreth këngës dhe klipit por na bënë të ditur se do të jetë diçka e veçantë. "Jam në përgatitje të një projekti muzikor në momentin kur do të përfundoj do të flasë më shumë rreth këngës dhe klipit. Mirëpo dëshiroj që kjo të jetë edhe një surprizë e radhës për adhuruesit e mi kudo që janë", ka thënë ajo për "Zëri". Edhe këtë sezon Edona është mjaft e angazhuar me koncerte e mbrëmje muzikore, mirëpo projektet e saj të njëpasnjëshme nuk do të mungojnë gjatë tërë vitit.
(K. Bajrami / zeri)

Edona Llalloshi Sjell Befasinë E Radhës