>
BIOSHQIP

Edona Llalloshi Prezanton “Shkurt E Shqip”

30-07-2012
Këngëtarja Edona Llalloshi, përveç të qenit nënë e përkushtuar për vajzën e saj një vjeçare, mbetet shumë e angazhuar edhe në muzikë.

Mes koncerteve të shumta verore, Edona ka gjetur kohë për të realizuar videoklipin e ri, të këngës me titull "Shkurt e shqip".

Ky videoklip është produksion i EMF Creative dhe pritet të publikohet gjate fundjavës së ardhshme.

Ndërkohë, këngëtarja do t'i përmbahet agjendës së ngjeshur verore, për të vazhduar me realizimin e një kënge të re në muajin shtator.
(Express)

Edona Llalloshi Prezanton “Shkurt E Shqip”