>
BIOSHQIP

Edona Llalloshi Përgatitet Për Një Videoprojekt Të Ri

08-09-2012
Edona Llalloshi vazhdon të jetë njëra nga këngëtaret më të kërkuara. Ndonëse stili dhe interpretimi i saj bënë që ajo të adhurohet nga të gjithë. Edona pas suksesit të këngës "E vërtetë" dhe pas lansimit të albumit live, ka nisur përgatitjet për një videoprojekt të ri muzikor për të cilin thotë se është duke punuar shumë. "Kam nisur përgatitjet për projekte të reja muzikore, por megjithatë kënga e vërtetë dhe albumi më kanë sjellë mjaftë suksese", ka thënë ajo për "Zëri". Edhe kjo verë ka qenë mjaftë e ngjeshur për këngëtaren e cila në bënë të ditur se ka përfunduar sezonin e verës me mjaft suksese. Pritet që gjatë kësaj periudhe të kuptojmë për projektet e saj të reja të cilat shpreson që do të pëlqehen në publik.
(K. Bajrami / zeri)

Edona Llalloshi Përgatitet Për Një Videoprojekt Të Ri